E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gjendet pistoletë, prangoset një 24-vjeçar

I gjendet një pistoletë TT, prangoset një 24-vjeçar, nga fshati Petrushë, i Rrethit të Pogradecit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se Ermal Basha, i cili njihet për precedentët penalë, është vënë menjëherë në pranga kur gjatë një kontrolli në mjetin e tij pas një ndjekjeje policore atij ju gjet një armë pistoletë e tipit TT. Policia ka ngritur dyshimet se 24-vjeçari Basha, ishte armatosur qëllimisht, ndërsa mendohet se mund të kryente një krim. Vetëm pak kohë më parë 24-vjeçari ishte kthyer nga shteti fqinj grek, ku kishte kryer një dënim për trafik të lëndëve narkotike. Pas ndjekjes nga ana e policisë, 24-vjeçari u kap në afërsi të fshatit të tij, ndërsa mbante në trup armën për të cilën është vënë në pranga. Sipas policisë i riu paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërkohë që nuk kishte leje për armën pistoletë. Burimet e policisë pohuan se ai do të mbahet nën hetim pas arrestimit.

Ju.Dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›