Opera politike dhe Asgjëja
Asgjë më shumë dhe asgjë më pak: zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit nuk shpëtuan sërish nga manekinët… Syri të kap përsëri një tufë të krekosurish - veshur firmato - fodullë, tepër larg ndjeshmërisë që kërkon vërtet një mandat popullor. Edhe debatet nuk kanë ndryshuar aspak: i njëjti zhargon i fryrë, vrervjellës, me refrene që i përngjajnë një opere të dëgjuar dhe ridigjuar aq shpesh më parë, i padurueshëm e larg çdo sensibiliteti njerëzor; një melodi që i përshtatet "Mrikës", kryeveprës së Prenk Jakovës, jo në vlerën e artit, por për vitet kur është shkruar;
retorikë e njëjtë, e vjetruar, e dalë boje, ashtu si vetë lëkurëverdhit e politikës shqiptare, që mendojnë se deputetllëkun e kanë një trashëgimi familjare e jo një detyrim për t‘i dhënë dimension të ri qytetar e perëndimor drejtimit të vendit;
dordolecë që çirren në "Mrikën" politike shqiptare, e që kur ecin, nuk bëjnë tjetër gjë veçse shikojnë majat e këpucëve, të brera nga meraku se balta e rrugëve, ku të gjorët e mjerë duhet të ecin përditë, mund t‘ua bëjë pis; sepse politika shqiptare për fat të keq timin, tëndin e të gjithë shqiptarëve, për shumë nga këta nuk është veçse një skenë, ku ata ngjiten pa treguar më parë identitetin e tyre, nuk e bëjnë këtë as përpara vetes, e aq më pak përpara atyre që u kanë dhënë votën, sepse besojnë; sepse ata duan edhe poltrona mes qiejve!
Na fal, o Zot, se edhe ty, ndoshta, të konsiderojnë inferior!
Sepse ata janë "Mrikat" e skenës së deformuar politike që gënjejnë çdo ditë, që rrudhin surratin, që lëshojnë lot dhembshurie e nga pas gajasen kur prekin varfërinë, skamjen, dridhjet, dhimbjen. Janë aktorë të këqij, sepse të vërtetët ndjejnë!
Por jo. Ata ose ato janë lëkurëregjurit që mbulojnë damkat e mëkateve nën flokë apo nën kostumet e tyre, siç po thuhet rëndom - chik e chok - sepse kjo është politika shqiptare: një podium për njerëz që besojnë, por edhe për maskarenj të tillë, servilë e servile të kryetarëve, xhelatë e xhelate të zhvillimit, peng i mediokritetit dhe arrogancës së tyre.
E ky mediokritet, që dështoi aq turpshëm edhe në zgjedhjet e vitit 2005, gjeti strehëzën e tij më 28 qershor, duke u fshehur pas listave që i siguronin një post të sigurt në Parlament, si përfaqësues i një populli që nuk i njeh e që ndoshta nuk do t‘i njohë as për 4 vitet që do vijnë.
Sepse edhe në këtë sistem kaq perëndimor, ne sërish gjetëm hapësira për të fshehur njerëz të tillë mediokër; sepse mediokriteti tashmë është kthyer në doktoraturë për politikën e njerëzve të tillë, të cilëve tashmë me sistemin e ri zgjedhor u ofruam një imunitet më shumë. Në fakt - me këtë konglomerat erë-rëndë të operës moderne politike që mua më pëlqen (u kërkoj ndjesë artistëve dhe e quaj me emrin "Mrika"), askush nuk impresionohet, sepse këta megalomanë të vegjël, shumë të vegjël, aq shumë sa rrezikon t‘i shkelësh, janë thjesht mbeturinat e fundit të një sistemi antivlerash, korrupsioni, mungese të vërtetë meritokracie, grahma të fundit të një identiteti të rremë. Për fat të keq na duhet të durojmë edhe ca duke mbyllur veshët nga çirrjet e tyre, duke parë spërdredhjet qesharake dhe mimikat e tyre të ngrira e të palëvizura, si mumie egjiptiane.
Ky ishte dhe nuk ishte fati ynë: të ngrinim në piedestal edhe amoralitetin, edhe mediokritetin, e më pas të dëgjonim edhe operën e tyre zëçjerrë, mbi të cilën kërkojnë të krijojnë një sistem vlerash që ne të gjithë duhet t‘i themi: Ndal! Ndal këtij sistemi vlerash të sahanlëpirësve të tillë të vegjël, pa identitete e personalitete që vetëquhen politikanë, por s‘janë gjë tjetër veçse një grumbull hedhurina të së shkuarës, të mbyllur prej vitesh në sirtar, copëza meritash të tjetërkujt, marioneta pa asnjë personalitet, që pasi marrin votën, sigurisht që nuk ua ndjen më pas për Asgjë.
Ashtu si edhe vetë personazhi im.