Universiteti i Shkodrës nis mësimin
“Nis sot mësimi në Universitetin e Shkodrës. Ndërsa në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme në zonën e përmbytur mësimi vijon të jetë i pezulluar. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë studentët se Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër do të nisë mësimin nesër më datë 15 Janar 2010", bëri me dije dje Ministria e Arsimit. “Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve” ka gati të gjitha mjediset e qendrës studentore, për akomodimin e studentëve në konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Ndërkohë në konviktet e shkollave të mesme profesionale të Shkodrës janë të akomoduar ende banorë të zonave të përmbytura. Për këtë shkak, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nisja e procesit mësimor për këto shkolla do të shtyhet brenda një afati tjetër.