Prifti, fale Ramën!
Ardit Çela Zoti Prifti! Ju dëgjuam kur i kërkuat Edi Ramës t’ju nxirrte në debat specialistin e tij më të mirë të energjetikës, për t’u ballafaquar, ndarë mendime e ide, debatuar, përballur me të gjitha faktet, në prani të të gjitha ligjeve e rregulloreve përkatëse, të cilat rregullojnë funksionimin dhe menaxhimin e kaskadës së Drinit në televizionin që ai do të zgjedhë, dhe nën drejtimin e moderatorit që ai do të zgjedhë. Ky është një gjest për t’u përgëzuar. Një gjest transparence, që i shërben të vërtetës, si dhe informimit të mbarë opinionit publik, e madje edhe më shumë asaj pjese që ende kanë dyshime lidhur me atë që ka ndodhur lart, në Fierzë.Por ju duhet ta dini, se kjo nuk ka për të ndodhur kurrë... Ju duhet ta dini se Edi Rama është tërësisht i vetëdijshëm që kjo që ndodhi ishte një fatkeqësi natyrore e pashmangshme. Ju duhet ta dini që Edi Rama i beson më shumë se kushdo tjetër këshilltarit të Kryeministrit italian Berluskoni, njëkohësisht eksperti më i mirë i digave atje, drejtuesit të institucioneve evropiane të energjetikës, specialistëve më të mirë të vendit që kanë një jetë të tërë që merren me digat në Shqipëri, kur thonë se ekspertët nuk kanë bërë asnjë gabim dhe kur ju përgëzojnë për menaxhimin e situatës.Por, ju duhet ta dini se akuzat e Ramës në adresën tuaj janë tërësisht personale dhe politike.E vërteta është se ju, z.Prifti, jeni kthyer në një obsesion për z.Rama.Që prej kohës kur të dy ishit pjesë e Partisë Socialiste, ju jo pak herë keni qënë kritik ndaj z.Rama dhe jo pak herë keni demaskuar dhe keni zbardhur intrigat e tij, në rrethana nga më të ndryshmet ndaj personaliteteve të PS-së.Ju z.Prifti u shpallët deputet dhe i mbijetuar i operacionit të egër që drejtoi PS ndaj LSI-së në qarkun e Fierit.Ju z.Prifti u shpallët deputet në Qarkun e Fierit dhe nuk u mposhtët nga kërcënimet që ju bëheshin juve dhe familjes tuaj.Ju z.Prifti u shpallët deputet duke i mbijetuar masakrës elektorale që e inicioi Partia Socialiste dhe ekzekutuan komisionerët e PS-së aty, në Qarkun e Fierit.Ju z.Prifti ishit i pari që i dhatë fund ëndrrës së Edi Ramës për të prodhuar destabilitet pas zgjedhjeve të 28 qershorit.Por ju duhet të dini z. Prifti, se qysh prej fundit të zgjedhjeve, të cilat e shpallën humbës z. Rama, ai nuk është më ai që ka qënë. Z. Rama nuk e ka mbledhur ende veten. Ai operon në një mjedis virtual. Ai është jashtë realitetit. E shikoni sesi e ka katandisur Partinë Socialiste, dikur një forcë e jashtëzakonshme, sot në një OJQ që ngeli gjithë ditën rrugëve? E shikoni sesi i keqtrajton edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë? E shikoni sesi çdo ditë hedh teza dhe mundohet të përgatisë kaos, destabilitet, revolucione, fanta-politik, ëndrra, obsesione? E shikoni se si, edhe këtë fatkeqësi natyrore, në një moment kur të gjithë, të majtë e të djathtë, duhet të ishin bashkë, kërkon ta përdorë politikisht? E shikoni se si atë që thotë sot nuk e thotë, nesër. Atë që bën sot e ç’bën nesër? Z. Prifti këto nuk janë momente fort të këndshme për z.Rama. Ju nuk mundeni ta merrni seriozisht në një moment të tillë.Prandaj z. Prifti, faleni z.Rama…