Përmirësohet moti, në veri reshje të dobëta
Moti nesër pritet të vijojë me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor, i cili kërcënohet nga reshjet e dobëta të shiut dhe dëborës. Pasditja do të shtojë vranësirat të shoqëruar nga shira të dobët në zonat malore ndërsa zonat e ulëta do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në zonën e veriore, deri në fund të kësaj jave moti do të jetë i kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë. Metereologët e Forcave Ajrore Ushtarake parashikojnë se fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet me ulje të temperaturave deri në 4 gradë celcius. Gjatë ditës së premte pritet një rritje e lehtë e temperaturave me 2 gradë celcius. Fillimi i javë së së ardhshme pritet të jetë më i ftohtë dhe të karakterizohet me reshje dëborë në zonat malore në jug të vendit.