E Diel, 1 Nëntor 2026

I grabitën kartën bankare, i vodhën me dhunë lekët nga bankomati



Durrës – Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të tre personave, të cilët akuzohen për grabitjen e llogarisë bankare të një kosovari. Sipas të dhënave policore, personat e proceduar janë Ornel Hoxha, Edison Selimaj dhe Andi Kortesa. Burime policore thanë se ndaj tyre ka bërë një kallëzim penal Elsudin Buduri, lindur dhe banues në Prizren. Sipas kallëzimit këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë kartën bankare “Raiffeisen”, së bashku me kodin dhe i kanë tërhequr nga llogaria e tij në bankomat shumën e parave prej 450 euro. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre personave do t’i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “Vjedhjes” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Policia shpëtohen nga mbytja dy të mitur nga Kosova

Durrës – Forcat e policisë kanë arritur të shpëtojnë jetën e dy fëmijëve që ishin duke u mbytur në det në zonën e Plazhit të Durrësit. Lajmi bëhet i ditur nga burime policore të Durrësit, sipas të cilave rastet në fjalë kanë qenë një vajzë 3-vjeçare nga Kosova dhe një djalë po 3-vjeçar. Sipas të dhënave, vajza kosovare ishte duke u mbytur në zonën e plazhit “Iliria” dhe aty u gjet nga policia e asfiksuar, duke u dërguar më pas menjëherë në spitalin rajonal të qytetit dhe arriti të shpëtojë. E njëjta gjë ka arritur të bëhet edhe me fëmijën 3-vjeçar, i cili nuk ishte në gjendje të mirë, por falë veprimeve të shpejta dhe dërgimit në kohë në spital, gjendja e tij u përmirësua dhe nuk pati probleme për jetën.

27 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›