E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Xhindit, familjaret rikërkojnë zbardhjen e ngjarjes



Për vrasjen e ish-deputetit Fatmir Xhindi ende nuk ka një pistë Dhjetëra te shoqëruar dhe të pyetur nga policia dhe prokuroria duket se nuk kane ndihmuar hetimet për të përcaktuar një pistë të saktë në zbardhjen e vrasjes se deputetit socialist, Fatmir Xhindi. Me gjithë optimizmin e zyrtareve të Ministrisë së Brendshme për zbulimin e shpejt të këtij krimi, afro tre muaj pas ngjarjes autori nuk ka ende emër dhe shkaku vazhdon të mbetet mister. Familjarë të deputetit të ndjerë, thyejnë edhe një herë heshtjen dhe kërkojnë zbardhjen e krimit. E ëma Remija dhe e shoqja Xhemilja, kërkojnë të zbardhet e vërteta si dhe të gjendet autori i vrasjes. Vëllai ishte i pari që e gjeti Fatmir Xhindin të pajetë në hyrje të shtëpisë. Familjarët thonë se hetuesit u kanë folur fillimisht për pista të shumta, ndërsa tashmë kanë renë në heshtje. Fatmir Xhindi u vra mbrëmjen e 2 majit në pragun e shtëpisë së tij në Roskovec, menjëherë sapo u kthye nga fshati Kurjan, ku pas punës në tokat e tij, kishte qëndruar në lokal me bashkëfshatarët e tij.

Ndalohet nga policia, iu kapën në shtëpi bimë Cannabis sattiva

Korçë - Forcat e Policisë së Korçës arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin Antonio Kallço, lindur dhe banues në lagjen nr. 3 të këtij qyteti, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”. Burime nga uniformat blu thanë për gazetën se arrestimi i tij u krye në kuadër të programit për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar 6 rrënjë bimë narkotike të ngjashme me atë të Cannabis sattiva. U kryen veprimet procedurale për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit të Procedurës Penale.

27 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›