“I huaji” i Camyse del nga Arkivi Shqiptar

Kinemaja e së mërkurës në Arkivin Shqiptar të Filmit sjell sonte në mbrëmje ekranizimin e kryeveprës se Albert Camysë "I huaji", një pasqyrë e brishtësisë së njeriut dhe e vuajtjes prej absurdit, botuar në vitin 1942 (Nobel 1957).
Ky film është realizuar në Itali në vitin 1966 me regji të Luchino Visconti, skenar të Suso Cecchi d'Amico përshtatur sipas novelës së Albert Camy.
Në role: Marcello Mastroianni, Anna Karina, Bernard Blier, Bruno Cremer, Pierre Bertin, Marc Laurent etj. Në një atmosferë të tensionuar politike, kur francezët ende kontrollojnë Algjerinë, një algjerian vritet në plazh dhe Meursault, një francez i cili ka jetuar në Algjer gjithë jetën e tij, arrestohet për vrasjen. Zhvillohet gjyqi. Një nga dëshmitarët ishte në funeralin e nënës se Arthur Meursault dhe dëshmon se Meursault nuk tregoi asnjë emocion kur nëna e tij vdiq. Kjo ditë e mbushur me ngjarje në bankën e të akuzuarve zhvillohet pak kohë pas varrimit, kur Meursault është duke shqyrtuar atë çfarë jeta e tij ka qenë dhe çfarë rruge duhet të marrë në të ardhmen. Nominuar për Golden Lion 1967 dhe Golden Globe 1968.