E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat vendore, sa do te rriten ne 3 vjet

Qytetaret e Tiranes do te jene te detyruar te derdhin ne arken e Bashkise se kryeqytetit pothuajse dyfishin e taksave qe paguajne aktualisht. Keshilli Bashkiak i Tiranes miratoi dje paketen fiskale, sipas se ciles, deri ne vitin 2010, taksat dhe tarifat vendore do te rriten ndjeshem. Megjithate, vlera e rritjes varet nga lloji i takses. Duke marre si shembull taksen e pastrimit, verehet se rritja do te jete e ndjeshme. Keshtu, nga 2100 leke qe ishte ne vitin e kaluar, ajo do te behet 3600 leke kete vit, 4 mije leke ne vitin 2009 dhe 5 mije leke ne vitin 2010. Keshilltaret demokrate nuk kane qene dakord dje me kete rritje, duke deklaruar se sherbimet qe ofron Bashkia e Tiranes lene shume per te deshiruar. Megjithate, pavaresisht ketij kundershtimi me shumice votash u miratua paketa e re fiskale.
Taksa e gjelber do te ndryshoje ne menyre progresive deri ne vitin 2010. Keshtu, ajo do te behet 300 leke gjate ketij viti, 400 leke per vitin e ardhshem dhe 500 leke ne vitin 2010. Keto vlera jane miratuar per sa u perket familjareve. Ndersa per bizneset, ato do te jene shume me te larta. Tarifa e pastrimit, duket se do “t’i vrase” me shume se asnje tjeter familjaret. Per vitin ne te cilin ndodhemi aktualisht, ajo do te arrije ne masen 3600 leke ne vit, pra 1500 leke me shume sesa ishte ne vitin 2007. Vitin e ardhshem kjo tarife do te shkoje ne 4 mije leke, ndersa ne vitin 2010, cdo kryefamiljar do te paguaje plot 5 mije leke ne vit. Taksat per biznesin e vogel kane pesuar gjithashtu ndryshime. Keshtu per objektet e shitjes me pakice qe bejne deri ne 2 milione leke xhiro do te paguajne 45 mije leke si takse vjetore. Kjo eshte me e uleta, ndersa per biznese qe kryejne deri ne 8 milione leke xhiro, tarifa qe ato duhet te paguajne shkon ne 143 mije leke ne vit.
Rritje peson edhe taksa e tabeles, e vendosur per qellime reklamimi. Keshtu, ajo behet 1 mije leke metri katror ne dite. Sipas formulimit qe i bejne ekspertet, vendosje tabele ne funksion te ekspozimeve te ndryshme te hapura do te kuptohen te gjitha ato tabela ne funksion te panaireve te ndryshme, qe kane si qellim per vete ose per te tretet. Paketa e re fiskale arrin qe te favorizoje veten biznese si lojera me kompjuter, lojera femijesh te hapura dhe te mbyllura, institucionet jopublike te edukimit (shkollat, kopshtet apo cerdhet), sherbimet ne klinikat e specialiteteve te ndryshme mjekesore dhe subjektet qe zhvillojne aktivitet ne fushen e prodhimit te produkteve ushqimore.
Parkimi dhe mirembajtja e rrugeve, taksat e reja
Nje nga tarifat e reja qe jane miratuar te hyjne ne fuqi, eshte ajo e mirembajtjes se rrugeve qytetese. Keshtu, vlera e kesaj tarife eshte 100 leke, dhe pagesa do te kryhet sa here qe keto mjete hyjne ne qytetin e Tiranes ne kater kordonet hyrese: Rruga e Durresit, Rruga e Elbasanit, Kombinati dhe Dajti. Te detyruara per te bere pagese jane autoveturat 8+1, automjetet per transport te perzier (mjet qe ka nje peshe te pergjithshme me ngarkese te plote jo me te madhe se 3,5 tone), autobuset pervec mjeteve te sherbimit qytetes, mjetet e destinuara vetem per terheqjen e rimorkiove dhe gjysmerimorkiove. Po ashtu, kete detyrim per te paguar tarifen e kane edhe mjetet per transport te vecante, autotrenat, gjysmerimorkiatoret, autokampet dhe makinat e ngarkim-shkarkimit. Keshilli Bashkiak ka vendosur dje miratimin e propozimit te Bashkise se Tiranes per futjen e tarifes se parkimit. Ne projektvendimin e bashkise, shtohen edhe taksite 4+1, te cilat do te paguajne 20 leke ne ore. Per subjektet qe kerkojne parkim te rezervuar prane institucioneve te tyre publike ose private, tarifa perllogaritet duke shumezuar vleren sipas zones se parkimit, me koeficientin 0,7 per rezervim 12-mujor. Kjo tarife llogaritet per 12 ore pune dhe per 22 dite pune ne muaj. Te gjitha subjektet qe perfitojne nga rezervimi i vend-parkimeve te miratuara jane te detyruara te lidhin kontrate me Drejtorine e Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore, pasi subjekti ka marre lejen perkatese nga Drejtoria e Transportit ne Bashkine e Tiranes. Nga keto detyrime bejne perjashtim taksite qe nuk kane parkim fiks, te cilat nuk detyrohen te lidhin kontrate.
Taksat do te paguhen me keste
Bashkia e Tiranes ka propozuar lehtesi per qytetaret qe paguajne taksa, pra jo vetem per familjaret, por edhe per bizneset e vogla dhe te medha. Keshtu, sipas propozimit, i miratuar dje nga Keshilli Bashkiak, detyrimet vendore do te paguhen me keste. Keshtu, marrim si shembull tarifen e pastrimit. Detyrimi paguhet per fryme dhe me tre keste. Kesti i pare, sipas paketes fiskale paguhet brenda dates 30 prill. Kesti i dyte paguhet brenda dates 31 gusht dhe i treti, brenda dates 31 dhjetor. Per cdo familje te krijuar rishtaz afati i pageses se tarifes se pastrimit do te jete 30 dite nga dita e regjistrimit ne zyren e gjendjes civile te njesise bashkiake perkatese dhe detyrimi tatimor do te llogaritet nga muaji korrent i regjistrimit te saj. Ne fakt, anetaret e Keshillit Bashkiak deklaruar se propozimet e njesive bashkiake ishin qe detyrimet vendore te paguhen ne dy keste, ne menyre qe t’u lehtesohet paksa puna edhe punonjesve te ketyre njesive. Nese subjekti taksapagues e pushon veprimtarine gjate vitit, keto detyrime llogariten duke shumezuar taksen per vitin e plote kalendarik me numrin e muajve te plote gjate se cileve veprimtaria eshte kryer dhe duke e pjesetuar ate me 12 muaj e vitit kalendarik fiskal.
Cilat kategori perjashtohen nga taksat
Paketa e re fiskale i perjashton disa kategori ne nevoje qe t’i paguajne keto detyrime vendore. Keshtu, nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Albana Dhimitri, sqaroi dje se perjashtohen nga detyrimet vendore paraplegjiket, tetraplegjiket, te verbrit, invalidet e luftes etj. Ndersa njerezit qe marrin ndihme ekonomike dhe pensionistet do te paguajne nje tarife modeste pastrimit, ne vleren 100 leke ne vit. “Efekti financiar qe vjen nga ky perjashtim, eshte shume i madh, megjithate u pa e arsyeshme qe ata te mos paguajne”, tha Dhimitri gjate mbledhjes se Keshillit Bashkiak. Keshtu, sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, te gjitha keto kategori duhet te paraqesin dokumentet perkatese qe e vertetojne se ata jane ne nevoje, ose kane statuset perkatese. Keto kategori duhet te paraqesin perkatesisht librezen e veteranit, ose te invalidit te luftes, statusin e invalidit te punes, statusin e te verbrit, librezen e pensionit dhe vertetimin nga Njesia Bashkiake perkatese se merr ndihme ekonomike. Agjenti i ngarkuar per te mbledhur keto taksa te familjareve eshte njesia bashkiake, e cila perfiton 10 per qind te shumes se arketuar, ndersa per te gjitha te tjerat eshte DPTTV.
3600 leke
Eshte vlera e tarifes se pastrimit per vitin 2008. Deri tani, familjaret kane paguar per te 2100 leke ne vit, ndersa pritet qe rritja te jete progresive. Paketa fiskale e miratuar dje nga Keshilli Bashkiak percakton se deri ne vitin 2010, ajo do te behet 5 mije leke
300 leke
Eshte vlera e takses se gjelber per vitin aktual. Ajo ka pesuar nje rritje prej 100 lekesh ne krahasim me tarifen e meparshme. Nje propozim te tille per rritje, bashkia e ka bere duke premtuar se do te shkojne ne funksion te shtimit te siperfaqeve te gjelbra.
100 leke
Eshte vendosur tarifa e mirembajtjes se rrugeve qytetese. Kjo tarife hyn per here te pare dhe eshte haraci qe drejtuesit e makinave te renda duhet te paguajne per amortizimin qe u sjellin rrugeve. Do te paguhet sa here ato hyjne ne disa rruge kryesore.
160 leke/dite
Eshte detyrimi mujor qe prinderit e femijeve duhet te paguajne kur i cojne ne kopsht. Kjo tarife perkon me mbulimin e shpenzimeve per ushqimin qe kane keta femije. Per femijet e cerdheve, tarifa eshte disi me e ulet, 130 leke ne dite per femije.
1000 leke/m2/dite
Eshte vendosur vlera e tabelave etj., nese eshte vendosur per qellime reklamimi. Me vendosje tabele ne funksion te ekspozimeve te ndryshme te hapura do te kuptohen te gjitha ato tabela per panaire te ndryshme, qe kane si qellim per vete ose per te tretet.
45 mije leke/vit
Eshte vlera minimale e takses per biznesin e vogel, e miratuar dje. Kjo shifer vlen per bizneset qe bejne deri ne 2 milione leke xhiro ne vit. Per bizneset qe kryejne deri ne 8 milione leke xhiro, tarifa qe ato duhet te paguajne shkon ne 143 mije leke ne vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›