Krasniqi kunder Cagaev per titullin boteror WBA
Luan Krasniqi do te kete mundesine qe te luftoje per titullin e kampionit te botes shume me shpejt nga ishte menduar. Sipas mediave gjermane, 36-vjecari i lindur ne Junik te Kosoves, do te jete sfiduesi i kampionit aktual ne versionin EBA, uzbekut Ruslan Cagaev. Nje kontrate per kete duel akoma nuk eshte nenshkruar, por vete kampioni Cagaev ka konfirmuar duelin e tij me shqiptarin Krasniqi. Ne nje interviste per te perditshmen gjermane "Die Welt" Cagaev ka folur per Krasniqin si kundershtarin e tij te radhes. "E njoh shume mire Luanin. E di cfare ka pike te forte dhe te dobet. E kam shume te qarte sesi duhet te boksoj kunder tij", ka thene Cagaev. Tashme eshte rezervuar edhe palestra "Porsche Arena" ne Shtutgart dhe dueli mendohet te zhvillohet ne muajin maj. Mbetet te pritet vetem konfirmimi nga ana e federates WBA (World Boxing Association), nese do ta pranoje si sfidues Luan Krasniqin per titullin boteror. Aktualisht Krasniqi renditet ne poziten e 15-te ne listen e boksiereve me te mire te kategorise se rende ne versionin WBA. 29-vjecari Ruslan Cagaev kishte fituar titullin duke mposhtur gjigantin rus Nikolai Valuev (213 cm/146 kg) ne prill te vitit te kaluar, ndersa ne fillim te ketij viti ka mbrojtur titullin perballe anglezit Met Skelton. Ne anen tjeter Luan Krasniqi ka deshtuar nje here te fitoje titullin boteror WBO pasi ishte mposhtur ne shtator te vitit 2005 nga amerikani Lemon Brujster. Edhe humbja e fundit nga Toni Tomson i kishte kushtuar Krasniqit me humbjen e mundesise per te sfiduar perseri titullin e kampionit te botes ne versionin WBO.