Tenton vetëvrasjen një 45-vjeçar
Një 45-vjeçar nga qyteti i Korçës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia lokale, ka tentuar t‘i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Sipas policisë, 45-vjeçari ka mbërritur në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kishte përdorur fostoksinë. Nga hetimet ka rezultuar se 45-vjeçari jetonte i vetëm dhe vuante nga depresioni. Fqinjët e kanë gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë ndërhyrë për ta transportuar drejt spitalit rajonal.
Ju.Dh.
Ju.Dh.