E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen tre "Mercedes Benz" brenda një nate

Vidhen tre makina brenda natës, policia ende nuk ka asnjë person të dyshuar si autor të ngjarjeve. Vjedhjet mendohet të jenë kryer dje, në orët e para të ditës, rreth orës 02:00 dhe objekt i grabitjes janë bërë tre makina tim "Mercedes Benza 200". Mësohet se tre personat, të cilëve u janë vjedhur makinat, kanë denoncuar në policinë lokale, e cila ka regjistruar këto raste vjedhje, por nuk ka deklaruar ende asnjë autor të kësaj vjedhjeje. Gjatë muajve të fundit, numri i vjedhjeve të banesave dhe dyqaneve ka shënuar rritje të ndjeshme. Ndërkohë një numër kaq i madh vjedhjesh të mbetura pa autor të ndëshkuar ka bërë që qytetarët të mos besojnë në kapjen e autorëve. Mendohet që vjedhjet të jenë kryer nga grupe adoleshentësh përdorues të lëndëve narkotike.

Hy.Li.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›