Presidenca lë mënjanë propozimin për Aleksandër Moisiun
05/08/2010 Aleksandër Moisiu: Në dejet e mi rrjedh gjak shqiptari, 1917
Është lënë pa përgjigje prej disa kohësh propozimi i shtëpisë-muze në Durrës drejtuar Presidentit të vendit Bamir Topi për dhënien e titullir “Nder i Kombit” aktorit të madh shqiptar Aleksandër Moisiu. Ky propozim, sipas drejtorit të shtëpisë-muze Edmond Agolli, është bërë në prag të 75- vjetorit të vdekjes së aktorit të shquar. Ka qenë kërkesa e dhjetëra intelektualëve të qytetit bregdetar që ka ndikuar në përpilimin e kërkesës drejtuar kreut të shtetit shqiptar, ndërkohë që vetë muzeu që mban emrin e aktorit me famë botërore që prej dy-tre vjetësh ka ndërmarrë një sërë nismash me karakter kulturor për të promovuar te vizitorë të shumtë ndikimin e Moisiut në botën e skenës. Aktori i madh shqiptar, që ka luajtur në disa nga skenat më të mëdha të botës, gëzon shumë tituj e ndere, por muzeu që mban emrin e Aleksandër Moisiut ka synuar të arkivojë edhe titullin më të lartë “Nderi i Kombit”. Drejtori muzeut Edmond Agolli ka përgatitur një dosje të madhe për të “bindur” Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi dhe këshilltarët e tij lidhur me kërkesën, duke sistemuar në këtë dosje jo vetëm rolet e luajtura nga pjesë të penave të mëdha të komedive e tragjedive botërore dhe të regjisorëve të mëdhenj, por dhe nënshkrimin nga intelektualë e institucione në Durrës. Kështu, propozimi i Agollit dhe shtëpisë-muze është mirëpritur nga pedagogë të Universitetit të Durrësit, teatri, shoqata joqeveritare, bashkia, biblioteka dhe intelektualë të njohur. “Tani ka ardhur koha që për emra të mëdhenj të skenës në Shqipëri të jepet edhe titulli “Aleksandër Moisiu”, por ky titull nuk mund të afrohet për aq kohë sa vetë emblema e skenës botërore nuk ka fituar të gjithë titujt më të lartë të vendit”, - ka thënë Agolli.