E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i OKB-së: “Shqipëria, vendi i trafikut të heroinës”

Tregu i shitjes së heroinës që qarkullon në Europë drejtohet nga shqiptarët. Lidhja mes krimit të organizuar, politikës dhe biznesit është problem në Ballkan

NJU JORK - “Thuajse e gjithë heroina që qarkullon në Europë është e drejtuar nga trafikantët shqiptarë. Një xhiro biznesi kjo që kapërcen prodhimin e brendshëm të shumë vendeve të Ballkanit”. Kështu është shkruar në raportin e OKB-së, që nuk heziton ta quajë Shqipërinë ose kriminalitetin e organizuar të tij si një “kërcënim i vërtetë për BE-në”.
Droga
Sipas raportit, është pozicioni gjeografik i vendit që favorizon rritjen e biznesit, i cili është burimi më i madh i fitimit për kriminalitetin e organizuar në zonën e Ballkanit dhe në Europën Juglindore. Në mes të rrugës mes prodhuesit më të madh në botë të heroinës dhe kokainës, Afganistanit, dhe tregut me kërkesën më të madhe, Europën Perëndimore, Shqipëria lë të kalojë çdo vit 100 tonë drogë, me një vlerë nga 25 deri në 30 miliardë dollarë. “Një trafik i tillë, shpjegon raporti, nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e policisë, rojeve bregdetare”. Kjo pasi raporti tregon se trafiku kalon mbi të gjitha nëpërmjet detit, funksionarëve dhe popullsisë lokale, përfundime që të bëjnë të arrish në përfundimin e raportit: “Lidhja mes krimit të organizuar, politikës dhe botës së biznesit është akoma një problem i madh në Ballkan”.
“Italia, nënvizon OKB-ja, është një vend i preferuar nga trafikantët shqiptarë, që punojnë në bashkëpunim të ngushtë me Sacra Corona Unita. Sipas të dhënave të dhëna nga autoritetet e Romës, nga 1998-a deri më 2006-n janë sekuestruar 15 tonë heroinë, nga e cila 10 tonë vinin nga Shqipëria”. Por firma shqiptare e trafikut të drogës ndërkombëtare shkon më larg sesa tregojnë të dhënat aktuale. “Së bashku me kriminelët me pasaportë të Tiranës, shpjegon raporti, duhet të konsiderohen të gjithë ata që kanë ndryshuar kombësi, por që janë brenda veprimeve të paligjshme, sepse janë të lidhur me bashkëkombësit e tyre në sajë të identitetit të fortë etnik”.
Trafiku i qenieve njerëzore
“Shqipëria është vendi më i goditur nga trafiku i qenieve njerëzore”. Ky është një tjetër përfundim i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara duke deklaruar se trafiku i qenieve njerëzore është edhe trafiku i dytë i paligjshëm në Ballkan. Ashtu siç e përcakton raporti i OKB-së, nga Ballkani futen në Europë rreth 120 mijë emigrantë në vit, klandestinë ose më pak, por pjesa më e madhe e destinuar të zgjasin rrjetin e prostitucionit, të punës së zezë ose të shfrytëzimit.
Korrupsioni
Një tjetër pikë shqetësuese, sipas OKB-së, ka të bëjë me korrupsionin, një fenomen shumë i përhapur, aq sa duket tashmë një gjë normale për banorët e rajonit. Për 85 për qind të biznesmenëve në Shqipëri është gjë normale të japin ryshfete. Po kështu, në të njëjtin mendim shprehen edhe 63 për qind të krerë të biznesit në Bosnjë, 49 për qind e kroatëve, 76 për qind e bullgarëve dhe 73 për qind e rumunëve, dy vende, që megjithëse kanë hyrë në BE, vazhdojnë të kenë karakteristika të ngjashme me vendet e tjera të Ballkanit.

30 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›