Projektligji, gradat e reja për Policinë e Burgjeve
Vitet që u duhen gardianëve për të marrë një gradë më të lartë. Specialistët përcaktojnë rregulla të reja për ditët e pushimit
Laureta Rryçi
Policia e Burgjeve do të ketë grada të reja sipas funksioneve që ata kanë. Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë hartuar projektligj të ri për këtë strukturë, duke përcaktuar kështu rregulla të reja. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë të plotë projektligjin dhe po zbardh hierarkinë e re të gradave. Në të njëjtën kohë ky projektligj parashikon rregulla të reja për pushimet që do të kenë gardianët e burgjeve dhe pagesat sipas ditëve të punës.
Gradat
Ngritjet në gradë nga “Inspektor” deri në “Drejtues i Parë” bëhen nëpërmjet pjesëmarrjes në një proces vlerësimi konkurrues, që përfshin raportet e vlerësimit të punës dhe një provimi, i cili teston aftësitë e aplikantëve për të marrë gradën pasardhëse.
Grada “Nëninspektor” i jepet punonjësit të rolit bazë që në momentin e fillimit të punës, pas përfundimit me sukses të periudhës së kursit bazë në Qendrën e Trajnimit. Punonjësit e Policisë, të cilët konkurrojnë dhe hyjnë në Qendrën e Trajnimit, do të mbajnë gradën dhe pagën e tyre ekzistuese si gjatë kursit, ashtu edhe pas përfundimit të tij. Ngritja në gradën “Inspektor” bëhet pas përfundimit me sukses të periudhës dyvjeçare të provës, e cila pason një kurs formimi në Qendrën e Trajnimit. Ngritja në gradën “Kryeinspektor” bëhet pas përfundimit me sukses të periudhës dyvjeçare të provës, e cila pason një kurs formimi ne Qendrën e Trajnimit.
Karriera
Ngritja në gradë e punonjësit të Policisë nënkupton ngritjen e tij në detyrë, sipas tabelës së funksioneve korresponduese për çdo gradë. Ngritjet në gradë bëhen vetëm për të plotësuar vendet e lira për çdo gradë. Në urdhrin për ngritje në gradë, komisioni i dhënies së gradave përcakton gjithashtu funksionin përkatës të punonjësit të Policisë. Punonjësit e Policisë mund të ngrihen në gradë vetëm pasi të kenë përfunduar me sukses kursin e trajnimit përkatës për atë gradë. Punonjësit e Policisë zgjidhen për të ndjekur kursin e trajnimit, duke u bazuar në listën emërore të së drejtës për gradë, të hartuar pas procesit konkurrues. Ngritja në gradën deri në “Kryeinspektor” kryhet me urdhër të drejtorit të Policisë të Burgjeve. Ngritja në gradën deri në “Komisar” bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, me propozimin e komisionit përkatës të gradimit. Ngritja në gradën e rolit të lartë bëhet nga ministri i Drejtësisë me propozimin e komisionit përkatës të gradimit. Numri i përllogaritur për vendet e lira njoftohet brenda datës 31 mars të çdo viti.
Puna dhe pushimi
Koha e punës dhe e pushimit për punonjësit e Policisë së Burgjeve do të njësohet me atë të punonjësve të tjerë të administratës publike, përveçse kur parashikohet ndryshe në projektligjin e ri. Pushimi vjetor i pagueshëm për punonjësit e Policisë së Burgjeve është 30 deri në 45 ditë kalendarike dhe jepet i shkallëzuar, sipas roleve dhe gradave. Kur për arsye pune e shërbimi, pushimi vjetor nuk mund të jepet brenda vitit, ai duhet të jepet jo më vonë se në muajin mars të vitit pasardhës, në të kundërt bëhet kompensimi në vlerë, sikurse edhe për orët shtesë të punës dhe të shërbimit. Në rast fatkeqësie familjare, martese apo në raste të tjera të veçanta, punonjësit të Policisë se Burgjeve i jepet deri në 7 ditë leje e pagueshme ose deri në 1 muaj leje pa të drejtë pagese. Periudha e lejes pa të drejtë pagese nuk llogaritet në vjetërsi pune e shërbimi dhe as për efekte të ecurisë në karrierë.
Rregullimi i pagave
Paga e punonjësit të Policisë se Burgjeve caktohet sipas gradës dhe funksionit
Paga mujore e punonjësit të Policisë se Burgjeve përbëhet nga paga bazë, që është paga për gradë dhe nga shtesat mbi pagën bazë për kushte të tjera të veçanta të vendit të punës e të shërbimit
Punonjësit e Policisë se Burgjeve përfitojnë çdo vit, në fund të vitit financiar sipas vlerësimit të punës, një shpërblim deri në një pagë mujore. Ky shpërblim jepet në bazë të një shkalle përpjesëtueshmërie, që pasqyron kohën e punës së kryer nga punonjësi gjatë vitit financiar
Rregullat për funksionimin e skemës së pagave të punonjësve të Policisë së Burgjeve miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave
Gradat sipas roleve dhe ecurisë në karrierë
Për punonjësit e rolit bazë:
Nëninspektor
Inspektor
Kryeinspektor
Për punonjësit e rolit të mesëm:
Nënkomisar
Komisar
Për punonjësit e rolit të lartë:
Kryekomisar
Drejtues
Drejtues i Parë
Këto grada merren nga punonjësi i Policisë në çastin e emërimit në detyrën e drejtorit, përgjegjësit e sektorëve në DPB, specialistët në DPB dhe përgjegjësit e shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë në IEVP dhe lihen me largimin nga detyra
Konkurrimi pas plotësimit të kohës së qëndrimit në gradë, sipas afateve të mëposhtme:
Nga “Inspektor” në “Kryeinspektor” 2 vjet
Nga “Kryeinspektor në “Nënkomisar” 2 vjet
Nga “Nënkomisar në “Komisar” 3 vjet
Nga “Komisar në “Kryekomisar” 3 vjet
Nga “Kryekomisar në “Drejtues” 3 vjet
Nga “Drejtues në “Drejtues i Parë” 4 vjet
Në vjetërsinë për efekt gradimi llogaritet edhe koha e ndërprerjes së karrierës për shkak të:
Paaftësisë së përkohshme shëndetësore, si pasojë e sëmundjes apo dëmtimit për shkak të punës
Paaftësisë shëndetësore, e cila nuk ka ardhur si pasojë e punës deri në 6 muaj
Pezullimit apo largimi për shkaqe disiplinore, si rezultat i një urdhri ose vendimi të paligjshëm
Pezullimit deri në përfundimin e hetimit të një kallëzimi ose një ankese për sjellje në kundërshtim me Rregulloren e Disiplinës, derisa autoriteti kompetent të marrë vendimin përfundimtar për çështjen
Gradat sipas funksionit
Nëninspektor për policët e rolit bazë në detyra të thjeshta shërbimi
Inspektor për përgjegjësit e shërbimit
Kryeinspektor për ndihmësit e specialistëve dhe përgjegjësit e grupeve të shoqërimit
Punonjës i rolit mesëm:
Nënkomisar për specialistet e trupës
Nënkomisar, Komisar për shefat e regjimeve dhe specialistët e informacionit
Komisar, Kryekomisar për specialistët në DPB dhe përgjegjësit e sigurisë
Punonjës i rolit lartë:
Kryekomisar, Drejtues për përgjegjësit e sektorëve në DP të Burgjeve
Drejtues, Drejtues i Parë për drejtorin e Policisë së Burgjeve
2 Dhjetor 2008