E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten vjedhjet e shtëpive dhe makinave të kryeqytetasve

23/12/2011  Analiza 11-mujore e policisë së Tiranës

TIRANË- Gjatë vitit që po lëmë pas, kryeqytetasve u janë vjedhur më shumë makina dhe shtëpi. Zbulueshmëria e krimit nga policia ka qenë e lartë, por mbetet shqetësues fenomeni i grabitjeve. Krerët e bluve analizuan dje punën 11-mujore, duke u fokusuar më pas në objektivat e vitit të ardhshëm. Në territorin e qarkut Tiranë, është marrë dijeni dhe janë referuar 6236 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 5227 prej tyre. Në krahasim me vitin 2010, ka një rritje të evidentimit me 1274 vepra penale, dhe njëkohësisht rritje të fuqisë zbuluese me 2.8%. Në këtë veprimtari janë përfshirë gjithsej 5686 autorë. Në fushën kundër narkotikeve dhe trafiqeve, janë evidencuar 380 vepra penale, në të cilat janë implikuar dhe proceduar penalisht 544 autorë, nga të cilët 216 janë arrestuar. Në fushën Kundër Krimeve Financiare janë evidentuar gjithsej 708 vepra penale, zbuluar 701 ose 99% e tyre. Në fushën Kundër Krimeve të Rënda, janë evidentuar gjithsej 290 vepra penale. Në fushën kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit, janë evidentuar gjithsej 141 vepra penale. Në fushën kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë, janë evidentuar gjithsej 140 vepra penale. Janë plotësuar gjithsej 20 kërkesë padi dhe janë ndjekur 996 urdhra. Janë pritur, gjithsej 20.460 telefonata nga publiku. Në fushën e Qarkullimit Rrugor janë referuar gjithsej 248 aksidente, ku 17 ishin me pasojë vdekjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›