I jepet titulli “Qytetar nderi” zjarrfikësit 46-vjeçar
18/05/2010 U vendos me unanimitet të plotë
FIER- Zjarrfikësi hero, Edmond Moçka, qytetar nderi. Këshilli i Komunës Mbrostar është mbledhur dje në një mbledhje jashtë radhe për të nderuar kështu zjarrfikësin hero. Ditën e sotme anëtarët e këshillit të drejtuar nga kreu i komunës Vait Bace kanë diskutuar me temë si rend i veçantë dite pikërisht dhënien e titullit “Qytetar nderi” zjarrfikësit të rënë në krye të detyrës. “Akti i Edmond Moçkës ishte heroik. Ai u sakrifikua për të tjetër dhe ky gjest human vlen të merret si shembull nga e gjithë shoqëria. Ne kemi nevojë për njerëz të tillë që mbi interesat personale vënë ato të masës së gjerë popullore. Edmond Moçka krijoi një humbje për familjen dhe vetë, për fëmijët dhe për ne, por ai ndriçoi një rrugë të gjatë, atë të vetësakrifikimit në emër të humanizmit”, ka deklaruar Vait Bacja.