I këpusin sërish, operatorët serbë

Është çështje ditësh kur Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit do të nisë fazën e dytë për heqjen e antenave të operatorëve ilegalë.
Së paku, këtë vendosmëri të zyrtarëve të ART`së nuk e ka zbehur as takimi me përfaqësuesit e ICO`së, KFOR`it dhe ata të Qeverisë se Kosovës. Në këtë takim iu rekomandua ART`së që në fazën e dytë të heqjes se operatorëve ilegalë të jetë më e kujdesshme dhe t’i koordinojë veprimet me organizmat e tjerë të sigurisë.
Në takimin e mbajtur, këtij autoriteti, po ashtu, i është tërhequr vërejtja se gjatë aksionit të parë, u ka shkaktuar dëme operatorëve lokalë. Por pak ditë pas këtij takimi, ART`ja nuk është duruar gjatë dhe ka vendosur për ditën kur do t’i dërgojë ekipet e saj për t’i hequr antenat ilegale. Kreu i ART`së, Ekrem Hoxha, ka konfirmuar për Express se në mbledhjen Bordit është vendosur për ditën kur fillon faza e dytë, por nuk ka dashur ta bëjë publike.
“Qëndroj pas deklaratave të dhëna më herët. E kemi caktuar datën, por nuk mund ta bëjmë publike”, tha për Express, Hoxha.
Mirëpo, faza e dytë ka qenë e paraparë të nisë më 18 qershor, kur edhe iu ka skaduar afati komunave për heqjen vullnetare të antenave ilegale.
Për kreun e ART-së, këto vonesa po ndodhin për shkak të disa detajeve. Ai mohon të ketë pasur presion që aksioni i dytë të mos nisë me kohë.
“Nuk kemi pasur kurrfarë presioni. Aksioni do të vazhdojë edhe për 12 stacione ku janë të vendosura këto antena”, pohoi Hoxha.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...