E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kërkohet qeverisë ta zhbllokojë krizën

Dade

“Për ne nuk ka ndonjë mesazh të ri që të heqim dorë nga kërkesa jonë për transparencën e zgjedhjeve. Me sa duket, sikurse edhe apelet e mëparshme të përfaqësuesve të tjerë evropianë, edhe deklarata e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i adreson një thirrje Kryeministrit, të zhbllokojë krizën politike”. Kështu është shprehur dje deputetja socialiste, Arta Dade, duke iu referuar qëndrimeve më të fundit që vijnë nga Brukseli. Ajo ka vlerësuar se sinjalet e Komunitetit Ndërkombëtar fokusojnë shqetësimin për krizën politike ndaj qeverisë së Sali Berishës si faktori kyç që ka në dorë zgjidhjen e saj. Në kuadër të “situatës” së re të krijuar nga deklarata e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të KE, Dade ka bërë të qartë se në thelbin e vet ajo i sugjeron edhe njëherë mazhorancës që të “hedhë hapin e parë”, çka mundësohet jo vetëm nga qëndrimet parimore të PS, por edhe gatishmërinë e kësaj të fundit për kompromis. “Ne e kemi lënë derën e hapur për kompromis, natyrisht pa hequr dorë nga e drejta jonë për transparencë. Paralelisht me këtë ne jemi të vendosur të zhvillojmë edhe protestat”, deklaroi sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në selinë rozë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›