Universiteti, kontribut të veçantë për rajonin
Ministri i Arsimit dhe Shkencës mori pjesë në një debat publik për politikat dhe strategjitë në zhvillimin e arsimit të lartë.
Në këtë debat ishin të pranishëm edhe figura publike të universiteteve të tjera të rajonit, profesorë dhe stafe akademike të këtyre universiteteve, studentë dhe qytetarë të ftuar në qytetin e Strugës. Në ligjëratën e tij, Tafaj vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të universiteteve dhe rolin që kanë ata për përgatitjen e brezave të ardhshëm dhe ndikimin e tyre në zhvillimin cilësor të arsimit dhe shkencës. Sipas kreut të arsimit, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, pavarësisht moshës së tij të re, është një institucion që përpiqet të ketë një të ardhme të sigurt dhe një kontribut të veçantë për arsimin dhe shkencën në rajon.
#