E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kërkoi autograf Jenifer Lopezit, pushohet nga puna shqiptarja

Një shqiptare është pushuar nga puna në një hotel ku shërbente si pastruese, pasi i kërkoi autograf këngëtares Jenifer Lopez.

Mediat gjermane bëjnë me dije se shqiptarja quhet Bete Dodaj, dhe se ajo jetonte prej vitesh në Gjermani. Sipas rrëfimit të saj, drejtuesit e hotelit me 5 yje i kanë komunikuar vendimin vetëm një ditë pasi ajo kishte trokitur në dhomën e Lopez për t’i marrë një autograf.

Gruaja thotë se e adhuronte aq shume këngëtaren, ndaj i kishte kërkuar autograf, por nuk mendonte se kjo do t’i kushtonte me humbjen e vendit të punës, transmeton gazeta panorama.

Drejtuesit pasi e pushuan i thane se ajo kishte shkelur rregullat, duke cenuar privatësinë e mysafirëve në hotel.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›