E Shtunë, 31 Tetor 2026

I lirë pronari i servisit, në qeli bashkëpunëtorët

TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë që pronari i servisit ku u gjetën makinat e vjedhura në Kurbin, 42- vjeçari Bukat Ymeri, të lirohet nga qelia me masën e sigurisë "arrest shtëpie". Kjo së paku deri në përfundim të hetimeve. Ndaj dy bashkëpunëtorëve të tij, Arjan Zefi dhe Urim Jella, kjo gjykatë vendosi t'i lërë në qeli deri në përfundim të hetimeve me masën e sigurisë "arrest me burg", duke respektuar kërkesat e organit të akuzës, që sipas saj, dyshohet se tre të arrestuarit janë të përfshirë në vjedhjen e të paktën 38 mjeteve tip "Benz". Sipas akuzës, 42- vjeçari Ymeri lindur dhe banues në Kurbin është pronar i një varreze mjetesh ku edhe kryhen ndërrim të pjesëve mekanike, ku njerëzit e interesuar dërgonin mjete të aksidentuara apo pjese të ndryshme për t'i shitur. Ndërkohë, po sipas akuzës, në rastet kur në këtë varrezë dërgoheshin mjete të paçmontuara ai u kërkonte dokumentacionin përkatës, ndërsa në rastet kur dërgoheshin mjete të përplasura apo pjesë nuk i kërkonte dokumente. Në varrezën e tij të makinave, policia dhe prokuroria, ka sekuestruar pjesë të rreth 31 makinave "Benz" për të kryer verifikimin e numrave të shasisë, ndërsa një makinë e gjetur aty ka rezultuar se është vjedhur në fillim të këtij muaji në lagjen "Ali Demi" në kryeqytet. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se dy të rinjtë, Arjan Zefi, 20-vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Laç dhe Urim Jella, 27-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në kryeqytet janë kapur në flagrancë, katër ditë më parë, nga efektivët e komisariatit numër tre të Tiranës, teksa po kryenin vjedhjen e një mjet tip "Benz", në Rrugën "Mine Peza". Ndërkohë, pas veprimeve hetimore paraprake të kryera nga policia, të dy të rinjtë kanë rezultuar të jenë autorë të vjedhjes së një tjetër "Benz"-i, në fillim të këtij muaji në rrugën "Ali Demi" që është gjetur në servisin e Bukat Ymerit në Fushë Milot. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në këtë servis u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për verifikime të mëtejshme, 31 "Benz"-a, pa dokumente përkatës, të cilëve u ishin ndryshuar numrat e shasisë. Ndërsa më tej u bllokuan edhe tetë mjete të tjera në Shkodër, Lezhë dhe Laç. I lirë pronari i servisit, në qeli bashkëpunëtorët

TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë që pronari i servisit ku u gjetën makinat e vjedhura në Kurbin, 42- vjeçari Bukat Ymeri, të lirohet nga qelia me masën e sigurisë "arrest shtëpie". Kjo së paku deri në përfundim të hetimeve. Ndaj dy bashkëpunëtorëve të tij, Arjan Zefi dhe Urim Jella, kjo gjykatë vendosi t'i lërë në qeli deri në përfundim të hetimeve me masën e sigurisë "arrest me burg", duke respektuar kërkesat e organit të akuzës, që sipas saj, dyshohet se tre të arrestuarit janë të përfshirë në vjedhjen e të paktën 38 mjeteve tip "Benz". Sipas akuzës, 42- vjeçari Ymeri lindur dhe banues në Kurbin është pronar i një varreze mjetesh ku edhe kryhen ndërrim të pjesëve mekanike, ku njerëzit e interesuar dërgonin mjete të aksidentuara apo pjese të ndryshme për t'i shitur. Ndërkohë, po sipas akuzës, në rastet kur në këtë varrezë dërgoheshin mjete të paçmontuara ai u kërkonte dokumentacionin përkatës, ndërsa në rastet kur dërgoheshin mjete të përplasura apo pjesë nuk i kërkonte dokumente. Në varrezën e tij të makinave, policia dhe prokuroria, ka sekuestruar pjesë të rreth 31 makinave "Benz" për të kryer verifikimin e numrave të shasisë, ndërsa një makinë e gjetur aty ka rezultuar se është vjedhur në fillim të këtij muaji në lagjen "Ali Demi" në kryeqytet. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se dy të rinjtë, Arjan Zefi, 20-vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Laç dhe Urim Jella, 27-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në kryeqytet janë kapur në flagrancë, katër ditë më parë, nga efektivët e komisariatit numër tre të Tiranës, teksa po kryenin vjedhjen e një mjet tip "Benz", në Rrugën "Mine Peza". Ndërkohë, pas veprimeve hetimore paraprake të kryera nga policia, të dy të rinjtë kanë rezultuar të jenë autorë të vjedhjes së një tjetër "Benz"-i, në fillim të këtij muaji në rrugën "Ali Demi" që është gjetur në servisin e Bukat Ymerit në Fushë Milot. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në këtë servis u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për verifikime të mëtejshme, 31 "Benz"-a, pa dokumente përkatës, të cilëve u ishin ndryshuar numrat e shasisë. Ndërsa më tej u bllokuan edhe tetë mjete të tjera në Shkodër, Lezhë dhe Laç.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›