Saranda bën pazaret në Greqi
Kriza e çmimeve që ka pllakosur ekonominë shqiptare po ndihet edhe në qytetin e Sarandës.
SARANDE/ SHPRESA DINE
Çmimet e produkteve, kryesisht ato ushqimore, po rriten dita-ditës. Por shumica e sarandjotëve i janë drejtuar tashmë tregut grek për të blerë ushqimet, të cilat rezultojnë disa herë më të lira. Ata që kanë një vizë apo kartën greke të homogjenit i janë drejtuar tashmë tre destinacioneve, Korfuzit, Sajadhës, por edhe Janinës. Afërsia me këto qytete, ku nga Saranda mund të shkosh për 45 minuta deri në 2 orë, e ka bërë më të thjeshtë udhëtimin. Personat kanë mundësi të marrin porosi edhe nga familje të tjera të afërta me ta apo edhe fqinj, duke bërë tregti dhe për ta. Kështu, për disa produkte çmimet janë krejtësisht të ndryshme: 1 kg oriz në Sarandë tregtohet me 150 lekë dhe sipas tregtarët çmimi i këtij produkti do të rritet, ndërkohë që në Greqi e gjen me 0.99 euro, pra gati 121 lekë, ose 31 lekë më lirë se në Sarandë; 1 kg makarona në Sarandë tregtohen me 200 lekë, në Greqi i gjen me 0.445 euro, pra gati 54.7 lekë, ose 145.7 lekë më lirë se në Sarandë; 1 kg vaj misri në Sarandë tregtohet me 250 lekë, ndërkohë që në Greqi e gjen me 1.6 euro, pra gati 200 lekë ose 50 lekë më lirë se në Sarandë. Ndërkohë 1 kg vaj ulliri në Sarandë tregtohet me 800 lekë, në Greqi, e gjen me 6 euro për 1 kg, pra rreth 738 lekë, ose 62 lekë më pak. Dyqanet me çmimet më të lira, natyrisht mbeten ato sapo kalon kufirin, të quajtura “Duty Free”, ku taksa doganore është zero. Në mënyrë që kostoja e transportit të bëhet më pak e ndjeshme në këto blerje produktesh ushqimore, familjet që praktikojnë këtë metodë, furnizohen për 1 deri në 3 muaj me ushqime. Vetëm frutat tregtohen me çmime më të larta se në Sarandë, shprehen këta persona. Ndërkohë janë mjaft biznese në Sarandë, kryesisht ata që tregtojnë shumë mall, si supermarkete, që tashmë nuk furnizohen më në Tiranë apo Gjirokastër, ku furnizoheshin më parë, por i drejtohen Janinës kryesisht, ku bëjnë furnizimin me mallra greke, me çmime të ulëta dhe i tregtojnë në Sarandë me çmime të tilla, që konkurrojnë ato vendaset ose të importuara nga vende të tjera, ku taksa doganore, transporti, por edhe rritja e fundit e çmimeve, i çojnë këto produkte me çmime në stratosferë. E ndërsa sarandjotët i “gëzohen” çmimeve greke, mediat e vendit fqinj, raportojnë përditë greva dhe ankesa të banorëve helenë, të cilët i konsiderojnë si të papërballueshme çmimet në krahasim me rrogën që marrin.
Disa nga çmimet e ushqimeve
Sarandë Greqi
Oriz 150 lek/kg 121 lek/kg
Makarona 200 lek/kg 54.4 lek/kg
Vaj misri 250 lek/l 200 lek/l
Vaj ulliri 800 lek/l 738 lek/l
Miell 110 lek/kg 98.4 lek/kg
Sheqer 80 lek/kg 73.8 kel/kg