I moshuari i jep fund jetës me fostoksinë
Një i moshuar i ka dhënë fund jetës nga depresioni, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për këtë rast. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë rreth orës 14:30 të dy ditëve më parë. Sipas policisë, shërbimet e Komisariatit të Kavajës, morën njoftim se në spitalin e Rrogozhinës, ka shkuar i helmuar shtetasi Sabri Haxhi Ballabani, 72 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë. I helmuari, më pas është dërguar menjëherë për t‘i dhënë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës, ku nuk ka mundur të jetojë. U kryen veprimet procedurale dhe nga deklarimet e marra dhe kryerja e autopsisë rezulton se shtetasi i mësipërm ka pirë fostoksinë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme.