E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me pistoletë, pranga 25-vjeçarit

Një 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit është kapur me një pistoletë pa leje. Burimet policore të Tiranës bënë të ditur se shërbimet e Komisariatit Nr. 2 kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Ilir Gjon Mesuli, 25 vjeç, banues në Pukë. Arrestimi i tij u krye sepse dy ditë më parë, rreth orës 22.10‘, është kapur në flagrancë në rrugën "Artan Lenja", me një armë pistoletë tip "TT", me një krehër me 7 fishekë, të cilën e posedonte dhe mbante pa leje, në automjetin tip "BMW", me targa të huaja. U kryen veprimet procedurale dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta tip "TT". Materialet do t‘i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›