Kapet gomonia me tre kv hashash, dyshohet se u nis nga Shqipëria
Rreth 321 kg mariuanë, si dhe një sasi e vogël kokaine është sekuestruar dje nga policia e Leçes në Itali. Sipas të dhënave të para të hetimit, lënda narkotike ishte vendosur në 10 çanta të mëdha të gjetura në një gomone, që sapo kishte mbërritur në breg, në bordin e së cilës nuk ka pasur asnjë person. Përveç drogës, policia ka mundur të sekuestrojë rroba dhe celularë, të cilët dyshohet se u përkasin autorëve të trafikut të narkotikëve. Sipas lajmit të publikuar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, dyshimet e para të hetuesve është se droga kishte prejardhjen nga Shqipëria. Operacioni është përmbyllur në orën 4:30 të ditës së djeshme, ndërkohë që policia pretendon se ka në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme për të zbuluar personat përgjegjës, të cilët dyshohet të jenë tre shqiptarë. Sipas të dhënave të mediave italiane, vlera e drogës arrin në 700 mijë euro dhe se policia italiane ka njoftuar se kishte marrë sinjalizime se një sasi e madhe lënde narkotike do të nisej prej Shqipërisë.
Ndërkaq, policia e Tiranës ka sekuestruar dje rreth gjysmë kg drogë dhe ka arrestuar pesë shpërndarës. Arrestimet janë kryer gjatë dy operacioneve, ku në njërin prej tyre u prangosën Haki Murat Belaj, 35 vjeç dhe Ervin Sotir Qiro, 28 vjeç, i dënuar me parë për "vjedhje me dhune". Ata u kapën pas posedimit të shumë informacioneve operative në afërsi të rrugës "Ali Demi" në Tiranë, pranë shkollës "Kushtrimi i Lirisë". Pas hetimeve, rezultoi se Haki Belaj ia shpërndante kanabisin një tjetër personi. Gjatë kontrollit të ushtuar ndaj tij u gjet 5.4 gramë kanabis ndërkohë që në automjetin tip "Benz", me targë TR 5060 I, në pronësi të Haki Belajt, të cilin në momentin e kontrollit e kishte në përdorim Ervin Qiro, u gjet edhe një sasi prej 144.6 gramë kanabis. Ndërkaq, gjatë operacionit tjetër, policia arrestoi të dyshuarit Lulëzim Galip Ajazi, 25 vjeç, Shpendi Sinan Islami, 22 vjeç dhe Ermal Izet Avduli, 20 vjeç. Arrestimi i tij u tyre u krye, sepse u kapën në rrugën "4 Dëshmorët", pranë një lokali. Islami u kap me 7 qese farmacie, të mbushura me 29 gramë kanabis. Ndërsa Ermal Avdulit dhe Denis Dervishit, pas një kontrolli të ushtruar në banesë iu gjetën dhe 278.2 gramë kanabis, e fshehur në një qese plastike.