Me hekur e thikë kundër bashkëshortes
Burrat e dobët që ushtrojnë forcë ndaj seksit të dobët, gjithnjë e më shumë po vihen përpara akuzës për dhunë në familje. Një grua nga Katund Sukthi ka denoncuar bashkëshortin e saj për ushtrim të dhunës fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa policia ka arritur të bllokojë si provë materiale mjetet e dhunës. Burimet nga policia e Durrësit bënë të ditur se është proceduar penalisht shtetasi Ymer Dervishi, 54 vjeç nga Katund Sukth i rrethit të Durrësit, pasi mëngjesin e djeshëm ka rrahur e kanosur bashkëshorten e tij. Burimet thanë se në cilësinë e provës materiale u bllokuan një shufër hekuri dhe një thikë. Ndaj 54-vjeçarit akuzohet për kanosjes dhe dëmtime me dashje.