I moshuari sulmon për të përdhunuar vajzën 13-vjeçare
Fier
Një burrë në moshën 74-vjeçare ka sulmuar një vajzë që ende nuk ka kaluar të trembëdhjetat dhe ka tentuar ta përdhunojë atë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes dhe sipas burimeve zyrtare të Policisë së Fierit, Thoma Marini, 74 vjeç, lindur e banues në fshatin Libofshë pranë qytetit të Fierit, ka tentuar të përdhunojë një vajzë 13-vjeçare, nga i njëjti vendbanim. Sipas policisë, kanë qenë prindërit e të miturës që denoncuan mbrëmë në policinë lokale autorin e dyshuar të krimit. Ndërkohë që mëngjesin e djeshëm Thoma Marini është arrestuar nga Policia e Fierit nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura, mbetur në tentativë. Sipas denoncimit të fëmijës, ajo ka qenë afër shtëpisë kur ende nuk ishte errur dhe fqinji plak e ka mashtruar duke arritur ta tërheqë deri në arën me misra aty pranë. Atje, ka tentuar ta përdhunojë vajzën 13-vjeçare. Në këto momente, pranë arës janë ndier lëvizje banorësh ndaj plaku 74-vjeçar e ka lënë në mes “punën” e nisur dhe vajza ka arritur të shpëtojë pa iu nënshtruar përdhunimit. Megjithatë, vajza ka denoncuar se plaku i paskrupullt kishte kryer me të vepra të turpshme. Policia tha se është duke hetuar mbi ngjarjen dhe ka marrë në pyetje autorin e dyshuar që ka refuzuar të pranojë akuzën.