Shqipëri – Suedi ; Policia, masa të rrepta gjatë ndeshjes eliminatore
Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë ndeshjes si dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm, policia ka hartuar një plan masash. Kështu, në akset rrugore përreth stadiumit do të ndalohet qarkullimi rrugor, lokalet do të mbyllen para ndeshjes, si dhe ndalimi i parkimeve në zonat pranë stadiumit
Ndeshja e parë në grup për fazën eliminatore të Kampionatit Botëror “Afrikë 2010” mes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Suedisë e cila pritet të zhvillohet mbrëmjen e sotme, ka vënë në lëvizje strukturat e policisë së Tiranës. Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë ndeshjes si dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm, policia ka hartuar një plan masash. Kështu, në akset rrugore përreth stadiumit do të ndalohet qarkullimi rrugor, lokalet do të mbyllen para ndeshjes, si dhe ndalimi i parkimeve në zonat pranë stadiumit.
Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku me anë të një deklarate për shtyp bën me dije se me rastin e zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe të Suedisë, për eliminatoret e kampionatit botëror, e cila do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, nesër (sot) më datë 06.09.2008 në orën 18.45, ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit e të qetësisë para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti sportiv.
Në këtë kuadër, policia e Tiranës njofton se duke filluar nga ora 08:00 e ditës së sotme, e deri në përfundim të aktivitetit, me qëllim që të parandalohet çdo incident, do të mbyllen lokalet përreth stadiumit, si dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambientet përreth stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, në sheshin “Italia”, në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri tek hotel “Sheraton”.
Ndërkohë që duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme do të ketë ndalim qarkullimi përreth stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, në sheshin “Italia”, në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe përgjatë rrugës “Lekë Dukagjini”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Presidenca deri te hotel “Sheraton”, në rrugën “Dervish Hima” deri në përfundim të aktivitetit.
Duke kërkuar mirëkuptimin e publikut, policia e Tiranës u kujton sportdashësve, tifozëve dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, respektimin e rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes.
Rrugët që do të bllokohen
Rrugët përreth stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”
Sheshi “Italia”
Sheshi “Nënë Tereza”
Rruga “Lekë Dukagjini”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Nga Presidenca deri te hotel “Sheraton”
Rruga “Dervish Hima”, deri në përfundim të aktivitetit
Nuk lejohet parkimi:
Përreth stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”
Në sheshin “Italia”
Në sheshin “Nënë Tereza”
Përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri tek Hotel “Sheraton”