E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër; Djali plagos me thikë të atin, arrestohet

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Shkodër ku djali dyshohet të ketë therur me thikë babain e tij. I plagosuri u dërgua në spital në gjendje serioze për jetën. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30 të së enjtes në fshatin Grudë e Re të komunës Rrethina, kur Agustin Kulla, 23-vjeçar, lindur në Shosh të Dukagjinit dhe banues në fshatin Grudë e Re, ka qenë brenda banesës së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, kur mes tij dhe të atit, ka lindur një konflikt. Sipas të dhënave të policisë lokale një ditë më parë, mësohet se Agustini 23-vjeçar është grindur me të atin L. Kulla, 51-vjeçar, për shkak të një çështjeje familjare, detajet e të cilës janë ende nën hetim. Sipas hetimeve, në një moment gjaknxehtësie, dyshohet pa paramendim, Agustini i është vërsulur të atit dhe e ka qëlluar atë me thikë në gjoks. Djali i ka shkaktuar plagë të rënda të atit në përpjekjen për t’i marrë atij jetën, me thikën që ai mbante në brez. Menjëherë pas ngjarjes, viktima L. Kulla është dërguar në urgjencën spitalore të Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që dy orë e gjysmë më vonë, policia komunikoi arrestimin në flagrancë të Agustin Kullës, për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë me armë të ftohtë, me pasojë plagosjen. I riu përballet dhe me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›