E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi prezanton Stramaconin

I lumtur, i përqendruar dhe mbi të gjitha i sigurt në aftësitë e tij. Në këtë mënyrë, Andrea Stramaçoni është paraqitur përpara mediave si trajneri i ri i Interit, duke treguar karakter dhe autoritet.

“Kjo është një ëndërr e bukur. Është e vërtetë që triumfuan në Championsin e të rinjve, por sektori i të rinjve te Interi është i nivelit të parë dhe unë kam punuar vetëm në gjashtë muajt e fundit. Presidenti Morati më ka dhuruar një ëndërr, do të bëj gjithçka që ta nderoj zgjedhjen e tij. Nuk kam frikë, jam i përqendruar”

Pavarësisht se do të nisë një aventurë të re, ku ka më tepër përgjegjësi dhe momenti që skuadra po kalon është mjaft deliakt, Stramaçoni nuk ka frikë.

“Kam besim te forcat e mia. Jam shumë entuziast dhe nuk kam frikë se mund të digjem. Por, mos më krahasoni me Murinjon, unë jam disa vite larg këtij trajneri të madh. Për mua Mou është një idhull. Presidenti më ka kërkuar të rikthej entuziazmin në skuadër, dëshirën për të luftuar për fanellën dhe pasionin”

Konferenca për shtyp është ndërprerë për disa çaste, pasi në sallë ka hyrë Mario Baloteli, i cili kishte udhëtuar drejt “Apiano Xhentiles” për të përshëndetur ish-shokët e skuadrës. Stramaçoni e ka përshëndetur sulmuesin e Mançester Sitit, ka bërë shaka dhe më pas iu rikthye deklaratave për mediat.

Aventura te Interi cilësohet si një provë pjekurie për teknikun Stramaçoni, por edhe për presidentin Morati, që duke larguar Ranierin ndryshoi trajnerin e pestë në 22 muaj e fundit dhe të 18-tin në 17 vjet që drejton klubin zikaltër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›