E Shtunë, 31 Tetor 2026

I pandalshmi Cavani

Edinson Cavani ka deklaruar se Napoli nuk ka nevojë të transferojë një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi nga San Paolo është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri që do të shërbente mbulesë për yllin uruguaian sa herë që ai nuk është në dispozicion për lojë. Mirëpo, Cavani ka insistuar se nuk ka nevojë të ketë zëvendësues.

“Nuk kam nevojë për pushim. Dua të luaj dhe të shënoj gola. Vetëm kështu do të jem në formën time më të mirë”, deklaroi Cavani për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›