Pushim për Essienin

Michael Essien nuk e di se kur do të jetë në gjendje të luajë sërish. Kurse, e përditshmja sportive spanjolle Marca ka njoftuar të premten se mesfushori ganez mund të mos aktivizohet më në vazhdim të këtij viti.
Essien – përforcim i ardhur në Real Madrid gjatë verës në formë huazimi nga Chelsea – vuan nga problemet fizike dhe trajneri Jose Mourinho i ka dhënë pushim në afat të pacaktuar në mënyrë që ai të rikuperon energjinë e nevojshme.
Essien do të rikthehet vetëm atëherë kur të jetë në gjendje të mirë për lojë. 29 vjeçari ka vuajtur nga lëndimet e vazhdueshme prej vitit 2008.