I pandehuri pendohet në Gjykatë për vrasjen
25/12/2004 TIRANË – Dy prindër të sakatuar nga duart dhe djali i tyre 21 vjeç, që prej një viti i ka vënë shpatullat dheut. Ka shpëtuar nga kjo tragjedi e natës së 8 shkurtit të vitit të kaluar vetëm një djalë i vogël, i cili, fatmirësisht nuk është kapur nga plumbat. Autori i kësaj kasaphane pa asnjë arsye të fortë, është Eduart Lulo nga fshati Gostivisht, Përmet.
Historia
Për herë të parë, Eduart Lulo pranon fajësinë, jo para gjykatës, por para nënës së djalit të vrarë. "Jam i penduar për atë që kam bërë". Kaq ka thënë i pandehuri, i cili, më pas u ndërpre nga britmat e nënës. Gjykata këtë deklaratë nuk e kishte dëgjuar nga i pandehuri më parë. As avokatët dhe as i pandehuri nuk e kishin pranuar akuzën. Ndërsa, Fatmira Nikolla, me gishtin e madh të dorës së djathtë të prerë nga dy plumba, herë pas here e quante të pandehurin "kriminel".
Nëna
Ajo tregon se si para syve të saj i vdiq djali 21 vjeç, Paulin Nikolla dhe se si arriti së bashku me bashkëshortin, Kicin, të mbante me pëllëmbë grykën e automatikut. "Ishte ora 18.00 e datës 8 shkurt, ditë e diel. Djali sapo ishte kthyer nga mali, ku kulloste bagëtinë. U ul në divan së bashku me vëllanë tjetër të vogël. Kici, sapo u la dhe po rruhej, ndërsa unë nisa të lahesha. Kisha hequr vetëm rrobat dhe sapunosa kokën, kur qeni filloi të lehte. Kici i tha djalit të shihte, por nuk arriti të dilte as te dera". Kështu e filloi rrëfimin e saj Fatmira Nikolla, e cila vazhdoi të tregojë se nuk i kishte borxh njeriu dhe se është terrorizuar kur dera është hapur me forcë. "Do t'u vras". Këto fjalë janë thënë nga goja e Eduart Lulos, në momentin që ka hapur derën e shtëpisë me forcë. Ai nuk ka ngurruar të gjuaj drejt djalit të madh të shtëpisë. Tri plumba e kanë kapur në trup Paulinin. Dy në gjoks dhe një në krah. Vetëm dhjetë minuta ka zgjatur "përplasja" brenda në dhomën e vogël të familjes Nikolla. Prindërit e djalit kanë kapur me forcë tytën e automatikut, por plumbat i kanë shpuar duart.
Grabitja
Fatmira Nikolla ka humbur njërin gisht, ndërsa Kici Nikolla ka thyer kockat e dorës. Në shtëpi janë gjuajtur 9 plumba. Ndërkohë, djali i plagosur ka mundur të lëvizë nga njëri divan në tjetrin dhe të thotë fjalët: "janë dy persona". Paulini ka rënë menjëherë dhe nuk u ngrit më. Ndërsa hajdutët pas tragjedisë u larguan nga shtëpia pa marrë asgjë. Ata u kapën dy orë pas ngjarjes. Bashkë me Eduart Lulon, në bankën e të akuzuarve është edhe 15-vjeçari, Gentian Dajlani. Ky i fundit ka qenë në klasë me Romeo Nikollën, djalin e dytë të familjes ku ndodhi tragjedia. Romeo, tha dje para gjykatës, se me Gentianin studiojnë në shkollën e mesme industriale.