"Nano më puthi dorën por fjalën nuk e mbajti"
25/12/2004 TIRANË –Dibranit 80-vjeçar Afrim Ajazi, viti 1996 ia ka mbyllur derën. Ka humbur anëtarët e familjes, të cilët u nisën në mars të vitit 1996, me një skaf në ujërat e detit, me shpresën se do të shkonin në Itali, por nuk dihet ku kanë përfunduar. Udhëtimi i nisur nga Vlora në mesnatë, ende nuk ka përfunduar, pasi të afërmit nuk kanë mësuar ende asgjë për fatin e të zhdukurve. Afrim Ajazai, nga Dibra, ka menduar se fati i rihapjes së derës së tij i është rikthyer. Në vizitën e zhvilluar në Dibër në datën 26 tetor të këtij viti, Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, i puthi dorën dhe i tha se do të bënte gjithçka ishte e mundur për të mësuar diçka rreth fatit të 32 dibranëve të zhdukur, mes të cilëve edhe familja e të moshuarit 80-vjeçar nga Maqellara e Dibrës. Por dje, 80-vjeçari dhe familjet e tjera dibrane që u kanë humur të afërmit, thanë se nuk kanë marrë asnjë lajm për fatin e njerëzve të tyre.
Familjet
Riza Keshi, i cili ka humbur vëllain e tij, Sigurim Keshi, në vitin 1996, tha dje për gazetën “Metropol” se, Kryeministri u ka dërguar me shkrim një dokument 32 familjeve dibrane. Në këtë shkresë, Kryeministri thotë se po vazhdon interesimin e tij për të mësuar diçka për fatin e 32 personave të zhdukur. Besohet se ata janë të izoluar në një burg të sigurisë së lartë në Korfuz, pas kapjes nga policia greke në ujërat territoriale të Greqisë, në përpjekje për të mbërritur në brigjet italiane. Ky arrestim është lajmëruar nga dy televizione greke, një ditë pas nisjes së dibranëve nga Vlora. Në edicionet informative të lajmeve, dy kanalet televizive greke kanë njoftuar kapjen e 30 shqiptarëve në ujërat territoriale të Greqisë. Lajmi është ndjekur nga emigrantë shqiptarë në Greqi, që janë të afërm të dibranëve të zhdukur. Të afërmit e klandestinëve të marsit 1996, kanë parë në bregdetin e Korfuzit edhe gomonen e nisur një natë më parë nga Vlora, me 32 dibranë në bord.
Premtimi
Kryeministri shqiptar Fatos Nano, premtoi se do të interesohej personalisht për zbardhjen e fatit të 29 dibranëve, të cilët janë zhdukur natën e 10 marsit gjatë tentativës për të udhëtuar drejt Italisë. Gjatë një vizite të tij në Dibër, kreu i Qeverisë priti në një takim të veçantë 29 familjet e dibranëve të zhdukur, dhe u premtoi atyre interesimin e tij maksimal për këtë çështje. Mes tyre ndodhej edhe 80-vjeçari Afrim Ajazi, të cilit Nano i puthi dorën me nderim dhe i tha se do të bënte gjithçka që ishte e mundur për të mësuar rreth fatit të dibranëve të zhdukur. Në takimin me familjet dibrane në datën 26 tetor të këtij viti, Nano i ka siguruar familjarët e të zhdukurve për angazhimin e plotë të qeverisë për të zbardhur këtë ngjarje. "Nga marrja e letrës suaj, zyra ime, nën kujdesin tim personal, po punon në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Ministrinë e Rendit Publik, për të qartësuar përfundimisht këtë çështje të mbetur pezull për më shumë se 8 vjet”, është shprehur Nano dy muaj më parë.
Skafi i nisur nga Vlora,
një javë në Korfuz
Xhide Hoxha, tezja e Atli Abdulla Hakores, njërit nga të zhdukurit, ka dëgjuar radiotelevizionin "Mega" dhe "Antena", lajmin e kapjes së 32 dibranëve në portin e Korfuzit në datën 10 mars 1996, në orën 20.20 me orën e Greqisë. Gjatë lajmeve në dy televizionet greke, ajo ka dyshuar se një nga të arrestuarit ishte djali i motrës së saj. Ditën e nesërme, ajo ka dëgjuar se kishin humbur 32 dibranë. Është lidhur me shefin e policisë së Korfuzit, i cili është lidhur me portin e Korfuzit dhe ka marrë përgjigjen se ishte e vërtetë, se ishin kapur mbi 30 djem shqiptarë. Një ditë më parë, nga burgu i Korfuzit, janë arratisur mbi 40 të burgosur, nga këta 28 ishin shqiptarë. Tezja e njërit nga të zhdukurit, ka kontaktuar edhe me shqiptarë të tjerë, të cilët i kanë thënë se skafi i nisur nga Vlora, në orën 02.00 të 10 marsit, ka qënduar një javë në portin e Korfuzit dhe më pas është zhdukur nga policia greke.