Toska shpërblen vetëm drejtorët e policisë
25/12/2004 Ministri i Rendit Publik shpërblen me rastin e festave të fundvitit vetëm drejtorët në qarqe. Efektivat e tjerë të policisë kanë marrë ato pak para që tepruan nga fondi rezervë prej 5%. Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Bajram Ibraj, kufizohet vetëm me kartolinat e urimit për disa funksionarë në qarqe.
Shpërblimet
Ca të nënës e ca të njerkës. Shprehja popullore zë vend më tepër se asnjëherë tjetër në diferencimin e bërë nga Ministria e Rendit për shpërblimet e punonjësve të saj. Burime të besueshme nga dikasteri blu, bëjnë të ditur se megjithë zërat se Igli Toska do të firmoste nga një rrogë shpërblim për të gjithë uniformat pa dallim grade e funksioni, rezulton se nuk ka ngjarë kësisoj. Vetëm drejtorët e policive në qarqe apo ata në Ministrinë e Rendit, kanë përfituar nga zemërgjerësia e kreut të dikasterit. Në kundërshtim me atë që u premtua, dikasteri blu preferoi ta shtrëngonte dorën. "Nuk dihet se përse u bë ky diferencim. Të gjithë, që nga polici i thjeshtë deri te drejtori, meritojnë dhe stimulohen kur vlerësohen nga eprori. Shpërblimet kanë irrituar mjaft efektiva", saktësojnë të njëjtat burime. Sakaq, kryepolici Bajram Ibraj është mjaftuar vetëm me ndonjë kartolinë. Në analizën 1-vjetore të Ministrisë së Rendit, ditën e enjte, të gjithë krerët e qarqeve morën në duar zarfet me kartolina për shefat e zyrave dhe krerët e komisariatave, firmuar nga Ibraj.
Sindikata
Fondi rezervë prej 5% ka shërbyer për t'u dhënë efektivave të policisë në qarqet e vendit, nga një shumë modeste parash me rastin e festave. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se, shpërblimet në fjalë kanë qenë në kompetencën e drejtorëve përkatës. Ata janë rrekur t'i kënaqin që të gjithë uniformat që drejtojnë, pa bërë dallime mes tyre. Madje kanë "falur" dhe policët e ndëshkuar gjatë vitit, duke mos i privuar nga e drejta e përfitimit të disa parave më tepër. Sikur të kishte një sindikatë të uniformave blu, diferencimi për rrogën e 13-të do të ishte rasti më i mirë për të shprehur reagimin e tyre. Premtuar nga vetë ministri Toska, tri ditë më parë, në analizën vjetore të dikasterit blu, krijimi i një shoqërie për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të policisë, do t'i përfaqësonte ata denjësisht në kësi eventualitetesh.
Fëmijët e policëve, festë në "Shalom-Center"
Janë të vetmit që janë ndarë të kënaqur nga Ministria e Rendit në festat e fundvitit. Fëmijët e policëve të vrarë kanë kremtuar së bashku javën e shkuar në qendrën "Shalom Center". Në fund të aktivitetit, për ta janë shpërndarë dhurata të ndryshme. Sakaq, ditën e hënë, 30 prej tyre kanë marrë sërish pjesë në një festë të organizuar nga instituti për mbrojtjen dhe integrimin e jetimëve në hollin e hotel "Dajtit".