E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagos të dashurën se e braktisi

25/12/2004  Gjergj Pepkola godet 3 herë me thikë ish-të dashurën, pasi ajo e kishte braktisur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30 tek ish-punishtja e pastave në rrugën "Siri Kodra". 35-vjeçari ka kërkuar të takohet me Anila Begën për t'u pajtuar. Duke hasur refuzimin e saj, e qëlloi në shenjë inati për ta vrarë.

Historia

Anila Bega dhe Gjergj Pepkola mësohet se kanë bashkëjetuar plot 2 vjet. Burime policore bëjnë të ditur se, konfliktet mes tyre nisën afro një muaj më parë. Duke iu referuar dëshmisë së Pepkolës, dhënë për oficerët e Policisë Gjyqësore, i arrestuari dyshonte se e dashura e tradhtonte me të tjerë. Por, kjo nuk mbeti vetëm në kuadrin e aludimit, pasi nuk vonoi shumë dhe u vërtetua gjithçka. Anila Bega duket se nuk ndjehej e plotësuar nga marrëdhënia në çift, ndaj gjente ngrohtësi te meshkuj të huaj. Ky fakt e ka irrituar dhe zhgënjyer tej mase Gjergj Pepkolën. Kësisoj, fundjava e shkuar i gjeti të ndarë. Bega mori baulet dhe u rikthye në shtëpinë atërore, ndërsa burri i tradhtuar qëndroi i vetëm në shtëpinë me qira që kishin marrë së bashku. Të njëjtat burime saktësojnë se, mirditori nuk e duroi gjatë vetminë, ndaj i kërkoi ish-të dashurës që të takoheshin. Sipas tij, kish vendosur ta falte dhe të vijonin sërish lidhjen e tyre. Takimi në një nga baret e rrugës "Siri Kodra" nuk shkoi ashtu siç parashikohej nga i prangosuri. Anila Bega refuzoi të rikthej në shtëpinë e Pepkolës, duke u motivuar se tashmë i ishte thyer zemra. Reagimi ishte i ashpër nga ana e 35-vjeçarit, i cili nuk hezitoi ta godiste me thikë 3 herë. U desh ndihma e klientëve të lokalit që vajza të shpëtonte me kaq. Ndërsa e lënduara u dërgua urgjentisht në Spitalin kirurgjikal nr.2 për të marrë ndihmën mjekësore, policia e Komisariatit nr.3 arrestoi autorin. Gjergj Pepkola akuzohet për tentativë vrasjeje me dashje, vepër e parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. Mësohet se nuk është hera e parë që mirditori përfudon në qeli. Ai ka vuajtuar disa vite burg për vepra të ndryshme penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›