E Shtunë, 31 Tetor 2026

I paralizuari digjet në banesë

Një 80-vjeçar i paralizuar ka gjetur vdekjen mbrëmë në Shkodër, pas një zjarri që ka rënë në banesën ku ai jetonte. Në momentin e zjarrit ai ka qenë i vetëm në banesë dhe kështu që nuk ka mundur të lëvizë për të shpëtuar. Burimet policore bënë të ditur se në orën 19.25, në lagjen "Perlat Rexhepi", Rruga e Gurakuqëve, në qytetin e Shkodrës, ka rënë zjarr në banesën private të Jul Gjeloshit, 45 vjeç. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ka qenë Prek Gjeloshi, 80 vjeç, babai i 45-vjeçarit, i cili nuk ka mundur të dalë jashtë dhe për pasojë është djegur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për hetimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që mendohet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›