Nga Tatimet, prefekt në Lezhë. Qeveria "i gjen punë" Sefgjinit
Ish-kreu i Tatimeve dhe një ndër të akuzuarit për dosjen e Remzi Hoxhës, Arben Sefgjini, do të emërohet prefekt i Lezhës. Ai do të dërgohet nga qeveria shqiptare pikërisht në vendin ku dyshohet se është torturuar biznesmeni Remzi Hoxha. Burimet pranë qeverisë bëjnë të ditur se ish-drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, i cili u shkarkua pak ditë më parë, pritet të emërohet në postin e Prefektit të Lezhës. Prej më se gjashtë muajsh, ky pozicion ka mbetur bosh, pasi ish-prefekti Njazi Reçi u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare.
Vetëm pak ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini, u shkarkua nga posti që mbante, duke u zëvendësuar nga Artur Papajani. Lëvizja e tij u bë një javë pasi Ministria e Financave lëshoi kritika për punën jo të mirë në administrimin e të ardhurave dhe luftës ndaj korrupsionit. Megjithatë, zyrtarisht nuk është qartësuar pse u bë shkarkimi i Sefgjinit, pavarësisht se tashmë atij i është gjetur një tjetër post. Nga të dhënat mësohet se mungesa e kreut të Prefekturës së Lezhës prej më se gjashtë muajsh, ka ngjallur diskutime menjëherë pas shkarkimit të Sefgjinit. Në këto kushte, emri i tij është përzgjedhur për t‘u dërguar pikërisht prefekt i këtij qarku. Informacioni është konfirmuar dje nga burime pranë qeverisë. Këto të fundit janë shprehur se është diskutuar mbi këtë argument dhe pritet që brenda dy ditësh, emërimi i tij të zyrtarizohet nga kreu i qeverisë, Sali Berisha. Ndërkohë, lajmi është konfirmuar edhe nga burime pranë Prefekturës së Lezhës, të cilët kanë deklaruar se janë njoftuar për një lëvizje të tillë, pavarësisht se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.
Me këtë emërim, Sefgjini shkon pikërisht në vendin ku mendohet se është zhdukur biznesmeni Remzi Hoxha. Sipas dosjes penale për zhdukjen e këtij personi, mendohet se agjentët e SHIK-ut të asaj kohe, e kanë rrëmbyer dhe e kanë dërguar në Vain të Lezhës, ku e kanë torturuar. Nga aty nuk dihet se ku ka përfunduar Remzi Hoxha, duke i cilësuar edhe në ditët e sotme si një nga ngjarjet më të bujshme. Për këtë ngjarje u akuzuan disa ish-zyrtarë të SHIK-ut, ndër të cilët është edhe emri i Arben Sefgjinit. Aktualisht, Arben Sefgjini gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Tiranë për akuzën e rrëmbimit të tre personave gjatë viteve ‘90. Akuza ndaj tij është ngritur për rrëmbimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, si dhe dy shtetasve të tjerë shqiptarë. Rrëmbimi i tyre ndodhi në kohën kur ai mbante postin e kreut të SHI-ut, Tiranë më 1996-ën. Sefgjini, i lindur në Burrel, ishte emëruar nga Këshilli i Ministrave më 23 janar të vitit 2008 në krye të Tatimeve, duke zëvendësuar Gerta Picarin, e cila më pas u emërua këshilltare e ministrit Bode. Gjatë gjithë vitit 2008, kur ai ushtroi detyrën e drejtorit të përgjithshëm, administrata tatimore ndërmori një sërë reformash, duke u përpjekur të stabilizonte nivelin e të ardhurave.