Kërkohej për pengmarrje, pranga të riut
Ishte shpallur në kërkim prej tre vitesh për pengmarrje dhe arrestimi i tij është mundësuar vetëm dy ditë më parë. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili është prangosur gjatë një operacioni të Policisë së Tiranës. Nga burimet zyrtare të policisë kryeqytetase, bëhet e ditur se është kapur nga sektori i operacioneve speciale dhe kërkimit, Klodian Alizoti, 28 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 5 shkurt 2005, e cila ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit "arrest në burg", për veprën penale të "heqjes së paligjshme të lirisë". Kapja e tij është bërë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me sektorin e operacioneve speciale dhe kërkimit.