E Diel, 1 Nëntor 2026

I pari laborator shqiptar me standarde angleze

 

Një laborator shqiptar që ofron cilësi shërbimi me standardet angleze. The London Laboratory është i pari laborator në vendin tonë që kryen të gjitha analizat, nga ato më të thjeshtat e deri në testet e ADN-së. Dje gjatë një takimi me mjekë të njohur, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe personalitete të tjera publike, drejtuesit e këtij laboratori kanë prezantuar standardet e larta që ofrohen. London Laboratory ndodhet në hyrje të qytetit studenti në Tiranë. “Të gjitha  standartet dhe certifikatat e kualitetit janë angleze. I gjithë stafi është i kuualifikuar dhe specializuar në Britaninë e Madhe. The London Laboratory ka kontratë me laboratorin më të madh dhe më të famshëm në Londër The Doctors Laboratory”, sqaron Ernesta Redhi,  bashkëdrejtuese e laboratorit bashkë me Prof. Alan Cooper. E larguar nga Shqipëria në moshë shumë të vogël, pas përfundimit  të studimeve të larta në Londër, vendosi që sëbashku me disa nga kolegët më të mirë të saj të kthehet dhe të shfrytëzojë njohuritë e marra në shërbim të vendit të saj. E vetmja në Shqipëri me diploma në Virologji-gjenetike, Ernesta ndan kohën e saj midis Londrës dhe Tiranës, duke dedikuar kohën e saj në atdhe në shërbimet shëndetësore dhe duke ndihmuar mjekët në Shqipëri në depistimin e sëmundjeve të ndryshme. ”Shqipëria ka mjekë shumë të mirë dhe kontributi i tyre është madhor për vetë faktin që kryhet në ambjente tepër të vështira, për një profesion kaq nobel”, thotë ajo. Ernesta Redhi si drejtuese e London Laboratory ka filluar një projekt për kërkime shkencore në Hepatitin B dhe D, në bashkëpunim me Professor Jovan Basho dhe Imperial College në Londër(Universiteti i 5 në të gjithë botën). Ky projekt pritet që të zgjerohet duke përfshirë depistime dhe kërkime për këto dy tipe të hepatitit. ”Ajo që ne duam është të garantojmë cilësi për të gjithë qytetarët. Por mbi të gjitha duam t’i kthejmë bindjen se mund të kryejnë analizat në një laborator me standarde pa qenë nevoja, që pasi të kenë paguar për to, të dalin jo reale. Nga kontaktet që kam pasur me mjekë por edhe pacientë di që ky problem është prezent. Ne garantojmë siguri maksimale dhe nivele të larta ekzaminimi”, tha Redhi. Më tej ajo shtoi se bashkëpunimi me mjekë të njohur është frytdhënës dhe në dobi të zhvillimit të shëndetësisë shqiptare. ”Kjo është arsyeja e hapjes së këtij laboratori të japë kontribut në këtë drejtim”, nënvizoi Ernesta Redhi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›