Pranga dhe gjoba atyre që braktisin detyrën
22/04/2011 KQZ propozon masa ndëshkimore për komisionerët në ditën e votimit
Masat që mos të përsëritet largimi nga QV-të me materialet zgjedhore
Të gjithë sekretarët, të cilët do të braktisin qendrat e votimit, duke marrë me vete dhe vulën e KZAZ-së në ditën e zgjedhjeve, do të arrestohen në vend. Ndëshkimi i tyre pritet të jetë me 2-3 vjet burg me akuzat braktisje të detyrës dhe përvetësim të pronës shtetërore, si për shembull vulat e qendrave votimit, apo çdo material tjetër zgjedhor që do pengonte mbarëvajtjen e procesit. Ky pritet të jetë propozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në kuadrin e planit të masave sa i përket organizimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Frika e ndonjë përsëritjeje të mundshme të fenomeneve të ndodhura në zgjedhjet e kaluara, siç është rasti i “Ruzhdies”, ku sekretari i KZAZ-së braktisi komisionin, duke marrë me vete dhe vulën e tij, ka qenë në qendër të diskutimeve të djeshme të anëtarëve të KQZ-së. Burime në KQZ theksuan dje për “Metropol” se komisioni është më shumë i shqetësuar për zëvendësimin në vend të sekretarëve, të cilët do largohen nga KZAZ-të, në mënyrë që mos të ndodhë ndonjë bllokim i punimeve në ditën e zgjedhjeve, gjë që do sillte dhe një sabotim të plotë të të gjithë procesit. “Bëhet fjalë për hartimin e një plani masash në rast se do kemi braktisje të detyrës më 8 maj, gjë që mund të pengonte ecurinë e procesit në atë KZAZ ku mund të ndodhë incidenti”, – theksuan dje burime pranë KQZ-së. Në kuadrin e masave mbi këto çështje, në mbledhjen e djeshme edhe kreu i KQZ-së, Arben Ristani, bëri dje një sërë propozimesh, të cilat pritet që të shqyrtohen më konkretisht në ditët në vijim. Kështu, ai kërkoi dje që të merren masa për zëvendësimin e të gjithë atyre anëtarëve, sekretarëve dhe kryetarëve në KZAZ në rast të largimit të tyre nga detyra më 8 maj. Gjithashtu, Ristani propozoi që të hartohet një memorandum bashkëpunimi mes KQZ-së, policisë dhe Prokurorisë. Ndër të tjera Ristani theksoi domosdoshmërinë e bërjes së dy vulave për çdo qendër votimi, duke pasur parasysh ose dëmtim të vulës, ose ndonjë largim të ndonjë sekretari, i cili ka në ngarkim dhe vulën e KZAZ-së. Vendimi i KZAZ-së së Ballshit, e cila ka bërë zëvendësimin e kandidatit të pavarur që merr pjesë në atë zonë, duke e kaluar atë si kandidat të koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen” ka shkaktuar debat në mbledhjen e djeshme të KQZ-së. Një vendim i tillë nga KZAZ-ja 32 në Ballsh, është i jashtëligjshëm, pasi vetëm KQZ-ja mund të bëjë zëvendësimin e kandidatëve dhe jo KZAZ-ja. Kështu, në shqyrtimin e këtij vendimi, anëtarët e KQZ-së kanë rrëzuar vendimin e KZAZ-së 32, duke mosmiratuar kandidatin e “pavarur” si kandidat të koalicionit të majtë. Më pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri dje dhe miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, që do të përdoren për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të 8 majit.
Fletët e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë fund miratimit të modeleve të fletëve të votimit që do të përdoren në të gjitha ZAZ-të e 12 qarqeve të vendit. Kështu, në mbledhjen e djeshme, KQZ-ja ka miratuar dhe modelet e fletëve për qarkun e Kukësit dhe të Lezhës, dy qarqe këto të cilat nuk kishin paraqitur dokumentacionin e duhur në mbledhjen e së martës.
Prodhimi i fletëve
Ka nisur që në orët e para të mëngjesit të djeshëm prodhimi i 7 milionë e 400 mijë fletë të votimit që do të përdoren për zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri. Shtypshkronja “Mediaprint” ka nisur punën për prodhimin e fletëve të votimit, pranë “Misto Mames” në Tiranë. Prodhimi i fletëve të votimit ka nisur menjëherë pasi Kolegji Zgjedhor përcaktoi modelin e tyre.
Afatet e prodhimit
Sipas kompanisë, prodhimi po realizohet me 500 mijë fletë votimi në ditë në një proces që shtrihet në 24 orë. Pritet që brenda 12 ditësh numri total i fletëve të votimit prej 7.4 milionë copësh të jetë gati. I gjithë procesi i prodhimit mbikëqyret me kamera sigurie ku janë prodhuar fletët për këshillat bashkiakë të Tiranës, Beratit dhe Fierit. Një fletë votimi ka si kosto çmimin 8.8 lekë.
Dje në KQZ
Anëtarët e KQZ-së miratuan dje caktimin e radhës së procesit të numërimit të votave, për njësitë e qeverisjes vendore të çdo KZAZ-je. Gjithashtu, KQZ-ja miratoi dhe projektvendimin: “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011”.