I premton martesë dhe e përdhunon
Një 23-vjeçar është ndaluar dje për dhunimin seksual të një të miture. Ai i ka premtuar se do të linte gruan dhe do të martohej me të, por kur ka hasur në refuzimin e së miturës, e ka përdhunuar atë. Adem Meçe, ndonëse i martuar dhe me dy fëmijë, është kthyer në dhunues të një 14-vjeçareje, e cila banonte përkohësisht bashkë me të vëllain pranë shtëpisë së tij, në lagjen nr. 8 të qytetit të Durrësit. Viktima e dhunës seksuale është nga Elbasani dhe prej pak kohësh kishte migruar bashkë me të vëllain në Durrës në kërkim të mundësive më të mira për të siguruar para nëpërmjet gjetjes dhe mbledhjes së kanoçeve.