Shoqërimi për plagosje, familjarët dhunojnë policët
03/03/2009 Kontrolli në banesë në mesnatë. Konfrontohen palët, arrestohen 3 shtetas
KORÇE- Nisur nga kushtet e flagrancës, policia e Korçës ka trokitur në derën e familjes Shalkanji në këtë qytet gjatë mesnatës të së hënës, pasi A. Shalkanji dyshohej si autor i mundshëm i një plagosjeje të rëndë me dashje, por pikërisht në këtë çast, uniformat e policisë janë kundërshtuar, fyer e goditur nga pjesëtarët e tjerë të familjes, ku këta të fundit jo vetëm që kanë penguar shoqërimin e të dyshuarit, por në të njëjtën kohë kanë ndihmuar edhe në largimin e të dyshuarit nga banesa. Megjithatë, për rrjedhojë kjo përplasje solli dhe arrestimin e dy të afërmve të të dyshuarit dhe këtij të fundit disa orë pasi ishte larguar nga banesa. Sipas burimeve policore, pas konfrontimit janë arrestuar tre shtetas, të cilët janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Korçës. Lidhur me këtë ngjarje, burimet e policisë sqaruan se arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale të “Kundërshtim me forcë të punonjësve të policisë në krye të detyrës, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 25 të Kodit Penal.
Përplasja
Lidhur me këtë çështje, për më tepër informacion, burimet policore sqaruan se, “në datën 01.03.2009, rreth orës 03.00 punonjësit e policisë në kushtet e flagrancës kishin shkuar në banesën e shtetasit A. Shalkanjit për të bërë kontroll banese për kapjen e tij, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i një plagosjeje të rëndë, ndodhur në datën 28.02.2009. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, punonjësit e policisë u ndeshën me rezistencën e familjarëve të Arjan Shalkanjit, të cilët kundërshtuan, goditën e fyen punonjësit e policisë, të cilët gjendeshin në krye të detyrës. Dhe jo vetëm kaq ata ndihmuan në largimin nga banesa të A. Shalkanjit”. Në këto kushte, sqarojnë më tej burimet e policisë, nga ana jonë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë, në orën 14.00 të datës 01.03.2009 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartpërmendur.
NË POLICI
Uniformat e policisë janë kundërshtuar, fyer e goditur nga pjesëtarët e tjerë të familjes, ku këta të fundit jo vetëm që kanë penguar shoqërimin e të dyshuarit, por në të njëjtën kohë kanë ndihmuar edhe në largimin e të dyshuarit nga banesa. Megjithatë, për rrjedhojë kjo përplasje solli dhe arrestimin e dy të afërmve të të dyshuarit dhe këtij të fundit disa orë pasi ishte larguar nga banesa. Sipas burimeve policore, pas konfrontimit janë arrestuar tre shtetas, të cilët janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Korçës. Lidhur me këtë ngjarje, burimet e policisë sqaruan se arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale të “Kundërshtim me forcë të punonjësve të policisë në krye të detyrës, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 25 të Kodit Penal.