I refuzohet viza, fyen në telefon ambasadorin gjerman
I është refuzuar viza nga ambasada gjermane në Tiranë, dhe për këtë arsye një aplikant ka fyer nëpërmjet telefonit titullarin e ambasadës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur rreth orës 21:30, Ismiri Kulla, 36 vjeç nga Fushë-Kruja, ka marrë në telefon ambasadorin e Gjermanisë, Bernd Borchardt, dhe e ka fyer. Pas kësaj, diplomati i huaj ka vënë në dijeni policinë. Menjëherë, pranë bllokut të ambasadave në kryeqytet kanë mbërritur punonjësit e sektorit Kundër Akteve Terroriste, pranë Policisë së kryeqytetit.
Pas një pune hetimore të shpejtë, policia ka mundur të identifikojë me anë të numrit të telefonit personin e dyshuar të ngjarjes dhe disa orë më pas ta ndalojë atë. Pas marrjes në pyetje, policia ka bërë me dije se 36-vjeçari e kishte kryer një veprim të tillë pasi pretendonte se i ishte refuzuar viza me pa të drejtë dhe për më tepër që askush nuk kishte denjuar t’i jepte arsyet e refuzimit. Megjithatë, ndaj tij është marrë masa e arrestit me akuzën e “Fyerjes së përfaqësuesve të shteteve të huaja”, ndërsa mësohet se Kulla është proceduar edhe një herë tjetër me të njëjtën akuzë.
Telefonatat drejtuar policisë së Tiranës, ku lajmërohej se dikush kishte fyer ambasadorin gjerman, kanë vënë në lëvizje agjentët e sektorit Kundër Akteve Terroriste. Fillimisht, këta të fundit kanë marrë kontakt me diplomatin e huaj ku kanë mësuar më me detaje se me anë të një telefonate dikush i kishte bërë presion ambasadorit dhe fyer atë. Ndërkohë, që në fillim specialistët e policisë hodhën dyshimet për ndonjë shtetas aplikant që i ishte refuzuar viza dhe ishte “hakmarrë” në të tillë mënyrë. Një gjë të tillë mësohet se e ka pohuar dhe vetë ambasadori Borchardt, i cili i ka thënë policisë se personi anonim që i kishte telefonuar, i kërkonte llogari për një vizë që i ishte refuzuar si dhe më pas ishte fyer nga telefonuesi.
Me gjithë këtë, verifikimet kanë filluar menjëherë në kabinat telefonike pranë bllokut të ambasadave, si dhe nga ana tjetër, punonjësit e policisë kanë verifikuar dhe listat e aplikantëve të ditëve të fundit që ishin regjistruar për marrjen e vizës.
Pas disa orësh, pas një pune hetimore profesionale me metoda speciale, specialistët antiterroristë kanë mundur të identifikojnë dhe lokalizojnë vendndodhjen e autorit.
Sipas policisë, bëhej fjalë për një 36-vjeçar nga Fushë-Kruja, Ismiri Kullën, që edhe pse i proceduar më parë për “Fyerje ndaj përfaqësuesve të huaj”, kishte marrë rreth orës 21:30 të mbrëmjes së martës nga një kabinë telefonike pranë bllokut të ambasadave në Tiranë ambasadën gjermane.
Pas marrjes në pyetje të Kullës, është mësuar se në të vërtetë ai kishte aplikuar pak ditë më parë për një vizë në ambasadën gjermane dhe se veprimin ndaj ambasadorit e kishte bërë në një formë proteste me motivacionin se i ishte refuzuar pa të drejtë viza.