shkurte ; kronike
Maliq
Tenton përdhunimin e fqinjës 9-vjeçare, arrestohet 28-vjeçari
Një 28-vjeçar nga Maliqi i Korçës ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie me një vogëlushe 9-vjeçare, fqinjë e tij. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të së mërkurës në qytetin e vogël të Maliqit, banorët e të cilit janë shokuar nga ngjarja brenda ambienteve të një pallati. Lajmi është konfirmuar nga burime policore lokale, sipas të cilave, 28-vjeçari Luan Strora ka qenë në shtëpi në pallatin ku jetonte dhe vajza nëntëvjeçare me iniciale I.Zh. e cila ka qenë me disa shoqe të saj bashkëmoshatare duke luajtur në shkallët e pallatit. Sipas hetimeve, Strora e ka tërhequr brenda shtëpisë së vet në katin e tretë vajzën duke nisur ta ngacmonte seksualisht, ndërsa të bërtiturat e 9-vjeçares e kanë shpëtuar atë nga përdhunimi. Familjarët e autorit kanë kërkuar me urgjencë ndihmën e policisë së Korçës, ndërsa vetë prindërit e vajzës kanë dashur fillimisht të hakmerren ndaj personit që ishte duke shkaktuar një akt mjaft të rëndë fëmijës së tyre. Policia ka prangosur 28-vjeçarin e papunë nën akuzën e “veprave të turpshme”. Familjarët e të ndaluarit kanë vendosur të mos kërkojnë drejtësi për të, pasi për ta ky akt është shumë i rëndë dhe u ka cenuar integritetin e familjes së tyre.
Kërcënimi
Flet e ëma e autorit që fyeu ambasadorin gjerman
Nëna e 36-vjeçarit Ismir Kulla, i cili është arrestuar pasi kërcënoi ambasadorin gjerman në Tiranë, ka pohuar se djali i saj kishte kohë që kërkonte të merrte një vizë nga ambasada për t’u kthyer në Gjermani. Në një prononcim për News 24 një ditë më parë, Sabije Kulla, nëna e 36-vjeçarit Ismir Kulla, thotë se veprimet e të birit lidhen me vonesat dhe burokracitë në marrjen e një vize në ambasadë. Sipas saj, 36-vjeçari kishte kohë që ishte në pritje të një vize për të shkuar në Gjermani ku e pret dhe bashkëshortja e tij gjermane.
Burime nga Policia e Tiranës thonë se ndaj 36-vjeçarit Ismir Kulla, do të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e tij mendore. Ndërsa konfirmohet se 36-vjeçari prej shtatë vitesh kërkonte të kthehej në Gjermani, dhe refuzimi i vizës mendohet të jetë bërë shkak që të kalonte në depresion dhe të kërcënonte në sekretarinë e ambasadës. Kulla kishte qenë më parë emigrant në Gjermani, por ishte deportuar që andej si person i dyshimtë.
Depresioni
Hidhet nga kati i pestë i pallatit 68-vjeçari
Një 68-vjeçar nga qyteti i Kukësit i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur teksa banonte në katin e pestë të një pallati, veprimi i 68-vjeçarit i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas të dhënave të policisë lokale për këtë ngjarje, mësohet se babai i shtatë fëmijëve vuante prej kohësh nga një sëmundje e hipertensionit, çka i kishte shkaktuar edhe depresion të thellë mendor. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të mesditës.
Ndërkohë, pas hetimeve paraprake të ekspertëve në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se 68-vjeçari është hedhur nga ballkoni në momentin kur pjesëtarët e tjerë të familjes kanë qenë në gjumë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe forcat e policisë, të cilat e kanë shoqëruar 68-vjeçarin në spital por ka qenë tepër vonë.
Kurbin
Gjendet në lumë trupi i pajetë i 70-vjeçarit
Është gjetur pas 8 ditë kërkimesh trupi i pajetë i 70-vjeçarit Lik Muca i mbytur në ujërat e lumit Vinjoll në Kurbin. Trupi i tij është nxjerrë një ditë më parë nga rrjedha e lumit në afërsi të fshatit Skuraj të Kurbinit, rreth 15 km larg vendit ku u mbyt i moshuari. 70-vjeçari, ditën e 3 qershorit kur u konstatua dhe humbja e tij, ka qenë duke ruajtur bagëtinë në fshatin Vinjoll të Kurbinit, ndërkohë që disa nga rrobat e trupit u gjetën në breg të lumit. Në kërkime, veç banorëve të zonës, u përfshinë strukturat e policisë Kurbin dhe komuna e Milotit. Gjatë kërkimeve për të humburin Lik Muca, banorët gjetën veshje të tij në breg të lumit, gjë që shtoi dyshimet se ai mund të ishte përpirë nga ujërat. Sipas policisë, vdekja e 70-vjeçarit Lik Muca është aksidentale, ai është marrë nga rrjedha e ujit gjatë kohës që shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta përfshinë të gjithë zonën.
Kavajë
Dy të arrestuar, tentuan të grabisnin me dhunë një lokal
Jo vetëm që kanë tentuar të grabisin me dhunë ambientet e një lokali, por për më tepër autorët kanë keqtrajtuar pronarin e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, kur shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për konsumim të veprave penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë”, si dhe të “Kanosjes për dhënien e pasurisë”. Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë nga të dhëna zyrtare të policisë, sipas të cilave, në pranga kanë rënë Muhamed Hasa, 45 vjeç dhe Bardhyl Xhihani, 57 vjeç, të dy nga Kavaja. Sipas hetimeve, dy të arrestuarit kanë hyrë me forcë gjatë paradites së djeshme në ambientet e një lokali në hyrje të Kavajës, duke i kërkuar me dhunë shtetasit Dashamir Curri, pronar i lokalit, t'u jepte xhiron ditore. Më pas ata e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore. Ka qenë ndërhyrja e policisë që ka shmangur një përfundim tragjik të këtij episodi, ndërkohë që materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për hetime të mëtejshme.
Tepelenë
Plagoset 13-vjeçari duke luajtur me granatë
Ka qenë duke luajtur kur ka gjetur një granate luftarake, por plasja e saj në duar i ka kushtuar plagosjen një 13-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Luftinjë 2, të Tepelenës, kur në një përrua në mes të disa shkurreve në lagjen Goxhaj të këtij fshati, fëmija i quajtur Renaldo Artan Goxha, 13 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij, ka gjetur një granatë dore të vjetër të pashpërthyer. Sipas të dhënave të policisë së Gjirokastrës një ditë më parë për këtë ngjarje, bëhet me dije se duke luajtur me të ajo ka shpërthyer dhe si pasojë fëmija ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se granata ishte shumë e vjetër, që prej vitit 1997. Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okularë që ishin në afërsi të vendngjarjes, rezultoi se fëmija ishte duke luajtur më granatën dhe për pasojë ajo ka shpërthyer duke i marrë jetën.
Përmet
Kapet 49-vjeçarja që kultivoi lëndë hashashi në tokën e saj
Prej disa muajsh e shpallur në kërkim me akuzën e “Kultivimit të bimëve narkotike”, madje e dënuar në mungesë me dy vjet burg, Gjylystane Elmazi, 49 vjeçe nga fshati Alipostivan i Përmetit, është ndaluar nga policia gjatë një aksioni të ndërmarrë dy ditë më parë. Lajmi është konfirmuar dje nga të dhëna zyrtare të policisë së Gjirokastrës, sipas të cilave, ndalimi i saj është bërë rreth orës 20:30 të së mërkurës nga specialistët e seksionit të Luftës Kundër Drogës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Sipas policisë, ndalimi i saj u bë pasi Elmazi ishte e shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Përmet, për arsye se Gjykata e Gjirokastrës, me vendim të datës 26 shkurt të këtij viti e ka dënuar këtë shtetase me 2 vjet burg për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Sipas policisë, kjo shtetase në vitin 2007, në tokën pronë të saj kishte kultivuar bimë narkotike. Ndërkohë, mësohet se kapja dhe ndalimi i saj u bë nga Komisariati i Policisë Përmet në banesën e saj. Ndalimi i saj u bë në bazë të urdhër-ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër më datën 6 të këtij muaji.