I rezervuari kap me 25 kg hashash një 40-vjeçar
Fier
Kapet me 25 kg kanabis në banesë, pranga 40-vjeçarit Zaim Xhaxho, lindur dhe banues në Roskovec. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Xhaxho është prangosur në kushtet e flagrancës. Të njëjtat burime pohojnë për “Shqip” se agjentët e antidrogës kishin informacion të mëparshëm lidhur me sasinë e drogës që mbante në banesë Zaim Xhaxho. Pasditen e së enjtes, policia i është drejtuar banesës së tij që ndodhet në Roskovec të Fierit dhe pas kontrollit të befasishëm, në një nga dhomat e pasme të shtëpisë i ka gjetur dy bidonë të mëdhenj plastikë, brenda të cilëve ishte vendosur lënda narkotike. Ndaj Zaim Xhaxhos tashmë rëndon akuza e prodhimit dhe mbajtjes së bimëve narkotike.
#