E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, shkarkohet shefi i krimeve

“Atentati” U plagos disa javë më parë, pas një sherri në lojërat e fatit

Shkarkohet nga detyra shefi i krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Altin Hadëri. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga seksioni i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Shefi i këtij seksioni, Kudret Strumi, është shprehur për gazetën “Shqip” se në datën 24 shkurt të këtij viti ka firmosur urdhri për ndërprerjen e komandimit si shef krimesh për Altin Hadërin, pa dhënë detaje apo motivacionin e këtij vendimi. Kujtojmë se disa javë më parë, Altin Hadëri mbeti i plagosur pas një sherri banal. Pas zbardhjes së ngjarjes, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier e mori nën hetim. Kjo konfirmohet nga burime të organit të akuzës së Fierit. Ashtu si edhe pak ditë pas plagosjes, edhe në vijim të hetimeve Prokuroria e Fierit ka pohuar për “Shqip” se Hadëri pak orë përpara plagosjes ka qenë i përfshirë në lojëra fati dhe ka qenë rezultati i lojës së bixhozit ajo që ka shkaktuar përplasjen mes tij dhe autorit të plagosjes së tij.

Edhe pse Komisioni Disiplinor ende nuk është shprehur për çështjen e Altin Hadërit, ai është rikthyer në sektorin e trafiqeve, ku ka qenë edhe më parë. Ky emërim është ulje grade.
Në vend të Altin Hadërit është emëruar Adriatik çela, si shef i ri i krimeve në Lushnjë, i cili më parë ka qenë në strukturat e Shërbimit të Provës për rajonin e jugut të vendit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›