E Shtunë, 31 Tetor 2026

I riu dhunon me grushte dhe shkelma bashkëfshataren 82 vjeç

25/12/2008  Zanafilla pas një grindjeje banale me fjalë

KOLONJË- Fillimisht mes 27-vjeçarit, Ledion Harrizi, lindur dhe banues në fshatin Kaltanj të rrethit Kolonjë ka patur një sherr për motive të dobëta me 82-vjeçaren Alie Mako, lindur në Panarit dhe banuese në të njëjtin fshat me 27-vjeçarin, por më pas 82-vjeçarja do të përballej me kanosjen dhe dhunimin e banesës, pasi Harizi do të sulmonte sërish gruan e moshuar, ku veç kanosjes me jetë do ta godiste me grushte dhe shkelma. Për këtë të fundit ka qenë një situatë frike dhe tmerri, por edhe rrezikim jete. Por ndërsa 27-vjeçari ka rrahur plakën 82 vjeç, nuk ka vonuar të largohet nga vendi i ngjarjes për të mos rënë në duart e policisë dhe që nga ai çast, Harrizi nuk është dukur më. Gjithsesi policia është vënë në kërkim të tij dhe pritet që shumë shpejt të bjerë në gjurmët e 27-vjeçarit, masakruesit të 82-vjeçares, Alie Mako. Pavarësisht nga fakti se 27-vjeçari është zhdukur nga vendlindja e tij, Prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë, në ngarkim të shtetasit Ledion Xhafer Arizi i vitlindjes 1981, ka nisur procedimin penal për veprën penale të kanosjes dhe të dhunimit të banesës. Sipas saj, ngjarja kishte zënë fill në datën 22 ku pas një sherri për motive të dobëta, ajo ishte sulmuar nga 27-vjeçari Harrizi, ku ky i fundit e kishte kanosur atë me fjalë për vrasje, por në të njëjtën kohë e ka goditur edhe me grushte dhe shkelma. Gjithçka kishte ndodhur në brendësi të banesës të së moshuarës. Të njëjtat burime sqaruan se aktualisht shtetasja e dëmtuar ndodhet në spitalin e Ersekës, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetën. Në përfundim të këtij informacioni, burimet e policisë bën të ditur se po punohet për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›