Plagos bashkëmoshatarin në mbrëmjen e shkollës për festat e fundvitit
25/12/2008 I nënshtrohet operacionit 16-vjeçari, arrestohet tjetri
FIER- Një sherr mes të rinjve për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marinëz të komunë Kuman në rrethin e Fierit. Sipas policisë së qarkut të Fierit në 16-vjeçar është plagosur me dy thika në këmbë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa ishte në një mbrëmje argëtimi me shokët e klasë. Shkak për këtë sipas policisë mendohet të jetë bërë një sherr mes të rinjve i lindur në atë moment gjatë festimit me rastin e përfundimit të mësimit për këtë vit dhe për të pritur festa e fundvitit. Ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, policia ka ndaluar të dyshuarin që qëlloi me thikë 16-vjeçarin dhe po heton për të gjetur motivin e kësaj ngjarjeje. Burime të spitalit Fier dhe të komisariatit të policisë bëjnë me diej se Klodian Ruko 16 vjeç ka qenë në festë me shokët e klasës. Pikërisht këtu ai ka debatuar me një bashkëmoshatar me emrin Arben Naka. Debati i nisur në festën që zhvillohej në një lokal të fshatit Marinëz, ka vijuar edhe gjatë kohës kur dy të rinjtë ishin duke pirë kafe me shokët e përbashkët. Sipas burimeve policore, mësohet se 16-vjeçari K. Ruko ka dashur një sqarim me autorin që e plagosi. Por ky i fundit nuk është ndalur përpara asgjëje dhe përveç sharjeve dhe fyerjeve ndaj bashkëmoshatarit ka arritur të marrë një thikë duke e qëlluar në përleshje të riun, duke i shkaktuar atij dy plagë në këmbën e majtë. Shokët si dhe personat që gjendeshin në lokalin ku ndodhi sherri menjëherë kanë bërë transportin e Klodian Rukos drejt spitalit rajonal të Fierit. Aktualisht i riu 16-vjeçar ndodhet në repartin e kirurgjisë së spitalit të Fierit. Mjekët kanë deklaruar se plagët e thella që kishte marrë 16-vjeçari Ruko nga fshati Marinëz, kanë bërë që ky i fundit t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje më të specializuar mjekësore. Pas kësaj ngjarjeje policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të munduar identifikimin në vend të të riut, autor të ngjarjes në fjalë. Menjëherë sipas policisë, është bërë i munduar arrestimi i A. Nakës, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku kryesor dhe zanafilla e këtij sherri banal. Akuza që bie mbi Nakën është ajo e plagosjes së rëndë me dashje, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.